Pritjet e shqiptarëve në Mal të Zi  për vitin që po vjen janë mjaft të mëdha.  Të gjitha pritje janë falë marrëveshjes së koalicionit shqiptar ”Shqiptarët të vendosur” me partinë DPS. Për hir të vertetes duke parë përvojen e deritanishme politike kërkesat në fjalë janë mjaft vështirë të realizueshme por gjersa shpresojmë atherë na lejohet edhe të besojmë.

Ndër pikat më të rëndësishmë  që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe që janë pjesë e kësaj marrëveshjes janë: Komuna e plotë e Tuzit, kthimi i Ullishtave në Valdanos ish pronarëve, përdorimi i lirë i simboleve kombetare, shpallja e  Kriporës sëe Ulqinit  zonë e mbrojtur natyrore dhe sigurimi i prodhimi të kripës, mandatet e garantuar për përfaqësuesit politik shqiptarë,  etj. Pjesa kryesore dhe pikat më të rëndësishme të kerkesave të shqiptareve në këtë marrëveshje me DPS kanë si kohë realizimi gjysmen e parë të vitit 2017.

”Edhe 190 dite kthehet Valdanosi.Ishalla.”, kështu shprehet zyrtari i URA-së Safet Beci i cili në një status të tij ka treguar se edhe sa ditë do të kthehet Valdanosi ish pronarëve dhe gjithë këtë duke iu referuar marrëveshjes në fjalë. Postimi i z. Beci i takon datës 22 dhjetor të këtij viti.

By admini