Në prani të një numri të madh të dashamirësve të kulturës dhe historisë, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë – Ulqin dhe Bibliotekën e Qytetit mbrëmjen e së hënës kanë bërë përurimin e librit “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941” të autorit Hajrullah Hajdari.
“Histori ndryshe nga ajo që kemi mësuar në shkolla”, kështu u shprej për librin kryetari i Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” z. Ismet Kallaba.
”Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941” është libri i parë i autorit Hajdari ku ai ka sjellur shumë informacione të rëndsishme nga koha e trajtuar. Vlera e librit merr përmasa edhe më të mëdha pasi në përbërjen e vet ka shumë dokumenta me vlerë për shqiptarët nga Mali i Zi për periudhën në fjalë.
Vlerësimi i të gjithë të pranishmeve ishte se autori i libri Hajrullah Hajdari me librin e vet të posapëruruar me siguri do të nxisë edhe studiues të tjerë që edhe më detalisht të merren me zbardhjen e të vertetes të periudhës historike që përfshin ky libri.
Autori Hajrullah Hajdari me këtë libër na dhe një dhuratë të bukur në fund të këtij viti.