I nderuar staf Akademik i Kosovës
E nderuar udhëheqje e Parlamentit Studentor të UP-së,
Të nderuar Organizata Studentore,
Raporti ‘PISA’ në fushën e cilësisë së arsimit në Kosovë, paraqiti fakte sa shqetësuese po aq edhe dramatike për të ardhmen e arsimit në Kosovë, ku njohurit e nxënësve tanë u kategorizuan në kategorinë më të ulët në këtë raport, ndërsa heshtja juaj përballë këtij dështimi flet shumë, flet për atë që ish Rektori Ramadan Zejnullahu, paralajmëroj në vitin 2014, por ju e shkarkuat atë, sepse ju ishit përgjegjësit e këtij dështimi, për tregtim të diplomave, notave, e krimit të organizuar në UP, që shumë profesor sot janë të dështuar me tituj Akademik të dal nga tregtimi juaj, si produkt i juaji.
Nga e kaluara, Akademia e Kosovës, një kohë të gjatë ka qenë e heshtur përballë zhvillimeve në Kosovë, qofshin edhe ato në arsim, ku përveç privilegjeve dhe rehatisë personale, asgjë tjetër nuk i ka interesuar, e në anën tjetër, së fundmi, disa patriot të vonuar ‘Akademik’ të Facebook- ut, kanë qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, me linçime e seleksionime te grupeve fetare në Kosovë.
Ndërsa sot përballë këtij raporti, Akademia po hesht, nuk reagon e as nuk ofron alternativë për këtë situatë. Më falni “Amkademika” çka përfaqësoni ju në Kosovë, përveç privilegjeve personale?
Në anën tjetër, ish Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, pat nisur mandatin e tij duke i treguar problemet me të cilat ballafaqohet UP-ja. Në mesin e tyre e patë përmendur korrupsionin dhe krimin e organizuar në UP, tregtimin me tituj akademik etj., qysh në vitin 2014.
Ish Rektori Zejnullahu, pat thënë se fajtor janë edhe stafi akademik që ka heshtur përballë korrupsionit dhe shitjes së notave. Po ashtu patë deklaruar se: “Për çudi, kanë heshtur edhe shumica e organizatave studentore, liderët e të cilëve shpesh kanë qenë ndër përfituesit e qasjes klienteliste në Universitet (tregtim i notave e diplomave), e në disa raste, edhe vet të përfshirë në afera korruptive”.
“Besoj se ka ardhur koha që për këto gjëra të flasim pa dorëza dhe këtyre dukurive t’u kundërvihemi me vendosmërinë më të madhe, sepse, duke heshtur dhe zbukuruar situatën, nuk mund të arrihet cilësia dhe as të rikthehet reputacioni i institucionit”, pat deklaruar ish Rektori Zejnullahu.
Atë kohë, udhëheqja e Parlamentit studentor, së bashku me rrjetin e këtyre organizatave studentore, organizuan protesta të vazhdueshme, 24 orësh, kundër ish Rektorit Zejnullahut, deri sa ‘Shteti’ së bashku me senatin e UP-së e shkarkuan atë.
Më falni, ku jeni Udhëheqje studentore përballë këtij dështimi në arsim?
Ku jeni organizata studentore, nuk po dëgjohet zëri juaj për raportin ‘PISA’, siç protestonit dikur para rektoratit për të larguar Zejnullahun?
Çka përfaqësoni ju, përveç klanet kriminale dhe partitë politike?
Dorëheqja e përgjegjësve për këtë dështim të një populli të përvuajtur, është minimalja e moralit intelektual e politik për të ofruar, nëse kjo ende ju ka mbetur ndokund, duke përfshirë edhe vet Ministrin e Arsimit!!!?