Policia e Ulqinit arrestoi dy shtetasë të Shqipërisë me inicialet R.B. (23) dhe A.S. (26) me dyshimin se në fshatin Zogaj ka vjedhur gjësënde të çmueshme në dëmë të N.A. nga Ulqini.

“Të dyshuarit, siç dyshohet, vjedhjen e kanë kryer  me përdorimin e forcës fizike ashtu që kanë hyrë në brendësi të shtëpisë dhe me këtë rast kanë marrë dy laptopë, katër telefona celular, si dhe stoli ari. Vlera e gjërave të vjedhura është 5,000 euro. Për  ngjarjen është informuar Prokurori shtetror në Prokurorinë Themelore në Ulqin,”, thuhet në një deklaratë nga policia.

Poashtu shtohet se policia ka gjetur tek të dyshuarit  të gjitha sendet e vjedhura dhe ata janë kthyer pronarit.

By admini