doni-bushati-rana
Në kuader të projektit Wireless Montenegro, Ministria për shoqëri informative në bashkpunim me Qendrën për sistem të informacionit të Komunës së Ulqinit realizoi instalimin e dy zonave Free Wifi në Ulqin.

Paisjet janë montuar në dy pika në shetitoren e Ranës dhe do të mundësojnë qasjen në internet falas për të gjithë vizitorët e asaj zone.
Pra, në momentin kur me paisjet e juaja detektoni sinjalin wifi me emërtimin free.montenegro, mund të konektoheni dhe të përdorni internetin falas.
Kemi përzgjedhur shetitoren e Ranës, sepse është pjesa më e frekuentuar nga qytetarët tanë gjatë gjithë vitit si dhe nga turistët gjatë perudhës të sezonit turistikë. Konsiderojmë që edhe kjo është një mënyrë që të zgjerojmë ofertën turistike duke mundësuar turistëve që duke u qasur pa pengesë në internet të informohen për një hotel, restorant, manifestim apo ndonjë informacion tjetër lidhur me qytetin tonë, mësohet nga QENDRA PËR SISTEM TË INFORMACIONIT pranë Komunës së Ulqinit.

Meqë vlerësojmë që këto dy zona nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat në qytetin tonë e sidoms gjatë sezonit turistik, menjëherë kemi drejtuar kërkesën ndaj Ministrisë për rritjen e numrit të paisjeve dhe kemi propozuar plotësimin e Ranës edhe me dy pika si dhe mbulimin e dy lokacioneve tjera, Kalasë dhe stacionit të autobusave. Në qoftë se Ministria nuk do të ketë mundësi të përgjigjet kërkesave tona në afat të shkurtër kohor dhe nëse kjo nuk realizohet nëpërmes projektit aktual, atëherë do të shikohet mundësia që Komuna këtë ta bëjë të mundur nëpërmjet një projekti të veçantë që do të mundësojë realizimin të edhe disa pikave përpara sezonit turistik.

By admini