Komuna-UlqinKomuna e Ulqinit në mënyrë që të marrë kredinë prej 1,2 milion euro nga Atlas banka, do të duhet që nën hpotekë të vendos afër 30 000m2 tokë të taksapaguesve të qytetit të Ulqinit. Ky është përfundimi i bisedave disa mujore në mes të përfaqësuesve të Atlas bankës me udhëheqësve të komunës.

Nëse këtë marrëveshje e miraton edhe Kuvendi i Ulqinit atëherë nën hipotekë do të jenë: 17 506 m2 në fushën e Ulqinit, dy parcela prej nga 900 m2 në katastrin e komunës së Ulqinit, disa lokacione prej 37 deri 252 m2 brenda në qytet si dhe 10 978 m2 pyje të klasit të parë në Pinjeshn shkruan Dan.

Shumica e këtyre tokave shtrihen në zonat më të bukura të qytetit të Ulqinit si në Pinjesh, Gjerane, në afërsi të Kalasë si dhe në qendër të qytetit. Komuna e Ulqinit dhe Atlas banka janë edhe në një proces gjygjësor ku kjo bankë kërkon nga komuna të paguaj një shumë prej 10,5 milion euro për rastin K1.

Nga ana tjetër, Valdet Axhemoviq tregon ehe arsyet e marrjes së kredisë. Sipas tij kjo kredi është e domosdoshme në mënyrë që të shlyhen pagat e të punësuarve në administratë dhe ndërmarrjet publike.

By admini