Uji
Nga Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizime” është njoftuar se aksionin me emrin “10 për 1/2/3 vite” u prit mirë tek qytetarët.
“Qëllimi jonë është që shfrytëzuesve të shërbimeve tona të ja lehtësojmë mënyrën e pagesës së borxhit të cilin e kanë ndaj ndërmarrjes tonë. Të gjithë përdoruesit duhet të plotësojnë kushtin primar, gjegjësisht të paguajnë 10 për qind të borxhit, e pastaj të nënshkruajnë kontratën për sa vjet dëshirojnë të paguajnë borxhin e mbetur”, thonë nga “Ujësjellësi dhe kanalizimet”.

Përndryshe, kjo ndërmarrje pak kohë më parë ka hapur Shërbimin e klientit i cili do të përmirësojë komunikimin me klientët dhe çdo konsumator në një vend do të mund të marrë të gjitha informatat lidhur me faturën, të kryejë pagesën e faturës, të dorëzojë kërkesën për kyçjen e re, të lajmërojë prishjen, të dorëzojë ankesën dhe të ngjashme.

Numri i telefonit i Shërbimit të klientit është 030 414 – 555.

By admini