simon-shkreli-cifti
Çifti Simon dhe Eliona Shkreli

Përgaditur nga Bashkim Alaj

Simon Shkreli aktori nga Ulqini i cili jeton dhe punon në Shkodër si aktor në Teatrin “ Migjeni” të Shkodrës dhe në disa media në Shqipëri si TV1-Channel në Shkodër dhe ABC NEWS dhe TV Klan në Tiranë, në festivalin e 46 të Teatrit në Ferizaj të marr çmimin Aktori më i mirë për rolin episodik, me shfaqjen “Kandili I Argjandit” nga Martin Camaj dhe në regji të Fatbardh Smajes.

Por kjo shfaqje rrëmbeu edhe katër çmime tjera ku përkrah me Simon Shkrelin si aktorja më e mirë femër për rol dytësor u shpall bashkëshortja e tij Eliona Shkreli ndërsa Enver Hysni fitoj çmimin e karrierës, ndëra shfaqja “Kandili I Argjandit” mori çmimin e medias, një vlerësim I gazetarëve lokal të Ferizajt.  Në shenjë nderimi për punën dhe vepren e tij regjisori i kësaj shfaqje tashmë i ndjerë Fatbardh Smaja, u dekorua me çmimin e karrierës post- mortum. Smaja vdiq një javë pas premierës së kësaj shfaqje ndërsa nuk arriti të shoh asnjëherë premierën e saj.

Aktori Simon Shkreli i cili është lindur dhe rritur në Ulqin, mbasi mbaron studimet për aktor në Universitetin e Prishtinës, shpërngulet në Shkodër, dhe që nga viti 2006 e këndej ka luajtur në disa shfaqje të cilat në festival të ndryshme kanë marrë cmime dhe vlerësime maksimale nga juritë por edhe njohësit e teatrit. Shfaqja e tij e fundit në Teatrin “ Migjeni” është  “Nënë Tereza kur ishte Gonxhe” nga Bashkim Kozeli, dhe në regji të Merita Smajës. Ndërsa aktualisht është duke punuar në një komedi të Çajupit e titulluar “ Pas vdekjes”,  në regji të Andi Begollit. Kjo komedi vjen si bashkëpunim mes Teatrit “Migjeni” dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “ Kujtim Spahivogli” në Tiranë, në kuadër të festivalit teatror kushtuar Çajuptit.

By admini