
Futbollistet e Otrant Olimpikut nga qyteti i Ulqinit janë duke kaluar një fazë të keqe sa i përket rezultateve të arritura por edhe lojës së zhvilluar.
Të gjithë njohësit e sportit dhe të futbollit në veçanti e dinë se gjatë një sezoni të gjatë sportiv do të ketë faza të mira dhe të këqija pasi është e pamundur që i njëjti tempo të mbahet gjatë një viti të tërë. Në këtë pikë është detyrë e udhëheqësve teknik të ekipi dhe vet lojtarëve që të bëjnë çmos që faza e rezultateve dhe lojërave të dobta të jetë sa më e shkurtër dhe pa ndikim të madh në qëllimin final.
Rënia në lojë e futbollisteve ulqinakë u vërejt që para 3 javëve kur edhe pse arritën të fitonin me rezultatin minimal 1:0 kundër Mornarit të Tivarit loja ishtë larg asaj që ne ishim mësuar të shikojmë ndërsa fitorja ishte e rastësishme dhe më shumë falë fatit.
Humbjet e radhës të futbollistëve të qytetit tonë, kundër Jezeros si mysafirë dhe kundër Igallos si mikpritës vulosen fazen e keqe në të cilën është duke kaluar Otranti. Ndeshje deri në fund të kampionatit ka mjaft dhe koha për rikuperim duhet të jetë sa më e shkurtër në mënyrë që futbollistë tanë të ju kthehen lojërave të bukura dhe fitoreve ashtu siç jemi mësuar ti shohim deri tani.
Në dy ndeshjet e mbetura të këtij stinori, kundër Ibrit në Rozhajë dhe Bratsvos në Ulqin, duhet luftuar që të merren sa më shumë pikë, pasi në fund të fundit ata shënohen.
Pas xhiros së XV-të Otranti pozicionohet në vendin e tretë menjeherë pas Ibrit dhe Komit.
Më poshtë mund të shikoni tabelen aktuale të klasifikimit si dhe ndeshjet e mbetura deri në fund të këtij stinori.
Tabela
1.Ibar 33
2.Kom 33
3.Otrant 30
4.Jezero 25
5.Radnički 24
6.Mornar 23
7.Berane 18 (-1)
8.Igalo 18
9.Cetinje 17
10.Celik 14
11.Brastvo 12
12.Grafičar 0 (-1)
Ndeshjet e mbetura për vitin 2016
E diele, 20.11.2016 – Xhiroja e XVI-të, 13h
Berane -Čelik
Bratstvo – Cetinje
Ibar -Otrant
Igalo I- Radnički
Jezero – Kom
Mornar – Grafičar
E diele,27.11.2016 – Xhiroja e XVII-të, 13h
Mornar – Berane
Grafičar – Jezero
Kom – Igalo
Radnički – Ibar
Otrant- Bratstvo
Cetinje -Čelik