Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e së premtes, rreth orës 06:08 në veri të Shqipërisë.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 12 km në verilindje të Rrëshenit dhe me thellësi 10 kilometra.
Po ashtu nga të dhënat e para sizmiologjika bëhet e ditur se lëkundjet e tërmetit kanë qenë me magnitutë 4.4 ballë. Para këtij termeti në ora 04:54 është ndjerë edhe një tërmet tjeter me intenzitet më të lehte prej 2.7 ballë në të njëjtin vend.
Në qytetin e Ulqinit tërmeti ka qenë me fuqi më të vogël por është ndjer mjaft edhe pse intervali kohor i dridhjeve ka qenë i shkurtër.