simpoziumi-kalaja-ulqinitINTERNATIONAL SYMPOZIUM KALAJA 2016
Nga Ismet Karamanaga

Jam më se i sigurt se SIPOZIUMI i dedikur Kalasë tonë, të cilën e ka organizuar, ALBANIEN – AMERICAN CULTURAL FOUNDATION, me zotri Cafo BOGA, ka me pasur një jehon të madhe në botën shkencore, pasi që në SIMPOZIUM kanë marrë pjesë njerëz më shkalla të larta shkencore të kësaj lëmie.

Sa ka me pas ndikim dhe jehon tu te ne, do ta tregoj koha. Mirëpo, mosprezenca dhe mosinteresimi i arkitekteve, arheologëve, politikanëve dhe të gjithë atyre që kanë fuqi ligjore dhe finansiare për të ndihmuar që KALAJA të rinovohet dhe të restaurohet më mirë se deri tani, tregon qartë.
Por, pavarësisht nga këto fakte, ne duhet të jemi optimist, duhet të kemi shpresën se më në fund do të rritet edhe vehtëdija e të gjithë neve, në vend të parë të organëve kompetente të KOMUNËS tonë për investime në KALA, por edhe banorëve të Kalasë, të cilët duhen më kujdesë më të madh me restauru objektet private. Duhet më tepër të respektohen regullat në ndërtimtari të cilat sundojn në mjedise siç është KALAJA e jonë.

Ky SIMPOZIUM pa dyshim ka pasur qëllim, që me eksperte nga bota, me eksperiencës e tyre, të na ndihmoi, që të bëmë gabime më pak se deri tani, në konservimin dhe rinovimin e objekteve në KALA.

By admini