Shkrimtari Naxhat Halimi për lexuesin shqipatrë në Mal të Zi dhe jo vetëm nuk është i panjohur, pëkundrazi veprat e tija i njohin jo vetëm brezi im por edhe brezat më të rinj të cilët kanë patur rastin që të njihen me shkrimet e tija falë botuesëve sidomos Asociacionit Ulqini, gjegjësisht libraris “Arti”, kjo falë në rend të parë krijimtarisë së tij në të gjitha zhanrët e letrave shqipe. (poezi për fëmijë, 6 vëllime, poezi për të rritur 20 vëllime kjo e sotmja është e njëzetë e njëta, tregime 3 vëllime, katër romane, katër drama për fëmijë, një dramë për të rritur etj. “Kërcimi i drenushës” është përmbledhja e 21 me poezi ndërsa si vepër letrare e 39 – ta. Pra një thesar i artë krijimtarie letrare..
Përmbledhja “Kërcimi i drenushës” i cili në vete përmbab 41 poezi për fëmijë dhe të rinj dhe 67 poezi për të rritur që gjithësej bëjnë 108 poezi, botuar nga botuesi Diti-Oli në Ulqin me pronar Gazmen Çitaku në shumë rrjedha dallon nga librat paraprak me poezi të autorit. Ky dallim shihet nga se 41 poezitë për fëmijë janë përfshirë në kapitullin e parë, A ka deti zemër dhe 67 të tjerat në kapitullin e dytë, Zogu sjell lajmin në liman.
Nga ana tjetër dallim thelbësor si në kapitullin e parë poashtu edhe në të dytin poezitë i kushtohen tërësisht Ulqinit gjë që për një poet që rrenjët i ka nga Toplica , nga Molla e kuqe e që reflakton me vargjet e tija përmes kërcimit të sorkadhës, shijën e mollës, vrapin e drenushës në valët e detit, bedemat e kalasë kernare mbi 25 shekuj të vjetër e shkon deri tek mbretresha Teutë, pra gjithandej kah frymojnë trojet iliro –arbënore.
Tematika është e lidhur me truallin e njeriut të këtushëm, me traditën me ullirin, detin, lashtësinë, vaporin, me vyrtytet me njerëzore të popullit të cilit i takon.
Mbase mund ta kem gabim por s’mund të lë pa thënë se me ikjën nga mesi jonë i disa shkrimtarëve shqiptarë për fëmijë si Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, Agim Deva, Ymer Elshane , Gani Xhafilli letersia për fëmijë sidomos në Mal të Zi për një kohë të gjatë mbeti e varfëruar me botime cilësore, përjashtoj këtu Hajro Ulqinakun, Asllan Bishen e ndonjë tjetër, ky libër menoj unë me pjesën e parë të saj s’do mend se e pasuron lëtersinë për fëmijë dhe të rinj në Mal të Zi.
Shkrimtari Nexhat Halimi është njëri ndër zërat më të fuqishëm të poezisë bashkohore, poezisë moderne në Kosovë dhe jo vetëm.
Krijimtaria poetike e Halimit ka ngacmuar vetëdijën kritike me veçantinë unike të ligjërimit poetik e cila sipas kritikut letrar, Sabri Hamitit “është ligjërim i ashpër dhe i dhëmbëshëm në të njëjtën kohë, i kapur për ashti të fjalës dhe ligjërimit, poezi që përmban në vete ethet e kohës”, ndërsa Mensur Raifi thekson se “poezitë e Nexhat Haimit janë margaritarë të vertetë poezie- kurorë e gërshetuar në formë funkcionale në shkallëzimin në gradacionin e një dhëmbje intime”. Edhe poezitë e “Kërcimi i drenushës” s’kanë si të jenë ndryshe por xhevahirë që vijn e derdhën në Ulqin. Kur e them këtë kam parasysh se vepra që po perurojmë sonte këtu është pa dyshim libri më i kompletuar me poezi që një autor i kushton qytetit tonë. Kjo përmbledhje – mozaik me harmoni ngjyrash me tone të gjalla, aktuale e historike, poeti e ka realizaur me përkushtim me dashuri të madhe për këtë qytet, perlë e Adriatikut. Krijuaesit ulqinakë duhet t’ia kenë zili, unë si një krijues modest e admiroj për këtë.
Se sa e do Ulqinin, detin poeti dhe sa e admiron ate në një poezi poeti shprehet:
Për çdo verë nga një tufë lulesh deti
E marrim nga Ulqin ilaç me veti.
E sjellim, të gjelbër në qytet, në shtëpi
Në dritare të frymoj kaltërsi.
(poezia “një algë deti”)
Ose
Befas në driarën e kalasë me qemer
Dea heton Teutën, mbretreshën mitike
Flet diçka me ngashërim nën ylber
Shiu tashmë është ndalë pikë pas pike.
(poezia Mengjes në Ulqin)
Poezitë në përmbledhjën “Kërcimin e drenushës” i ngjasin qiellit me plot yje e flutura, me pulëbardhat në fluturim, qielli i kaltër me hënën në sfondin e pafund të imagjinatës por ndihën edhe ngjyrime të dhëmbjës.
Me një bri të thyer-hije një buallicë
Shkelë arat me grurë të ndezur në Toplicë
E – Korriku, me plagën time në gji
Digjet nga malli i gjakut për Çamëri
E pikë mollë e kuqe në gurë e pelcet
E pikë në gurë të vjetër fiku kaq vjet!
(poezia “një vashë me shtambë”)
Lexuesi përveç kënaqësisë që do të përjetoj duke e lexuar librin do të kapërcej dhe mbi copëzat e lumturisë së jetës dhe veshtirësit e saja. Do të mësoj përmes vargjeve rrjedhën e moteve në këtë qytet, historinë e tij mbi 2500 vjeçare, të shkuarën, të sotmën, baticat dhe zbaticat, gëzimet dhe hidhërimet, dashurin për jetën, bukurinë që ofraon ky qytet, detin , valët, pulëbardhat, vaporët, ullinjët etj, simbolika këto me tipare të veçanta .
Në poezinë: “Hija e fatit” poeti mes tjerash në strofen e dytë shprehet:
E unë kurrë t’a dalloj është kurmi a hija
Ec, udhës dy mijë vjet mes ullinjësh
Ik kopshtit të edemit me ty për dore
A po vjen prap i njëjt mjekerbardhë
Vëllimi poetik “Kërcimi i drenushës “ sot po i shtrohet në sofrën e dijës lexuesit, dashamirësëve të fjalës së shkruar për ta patur ushqim të shpirtit. Në këtë sofër të madhe që sot na e shtroi këtu në Ulqin shkrimatri Naxhat Halimi ka ushqim të bollshëm jo vetëm për ulqinakët por për të gjithë dashamirët e artit të të gjitha moshave.
Këtë dhuratë sonte e tutje s’do mend se lexuesi e ka dhuratë që buron nga mendja e ndritur dhe penda e artë e shkrimtarit Nexhat Halimi
Në fund më lejoni t’ua lexoj vargjet e poezisë “Kërcimi i drenushës” emrin të cilin e mban edhe përmbledhja:
Kërcimi i drenushës
gjakshkrimi im është veç syri yt
kërcimi i drenushës mbi ylber
ja sesi gjeli i përgjakur ik nga hëna
e unë sodis i pushtuar nga liqeni
me guacë të zemrës së çelur në ty
veç fjalën e paThënë të ujit
e end vrimës së gjilpërës
unë dhe varka dhe lulja e bukur
e hëna në perin e gjakut të ëndrrës
në udhëtim rreth vetvetes
zot cili është bregu e cila zemra
ja pik veç tambël dhe pema digjet
pik veç gjak dhe çel agu yt i rrënjës
si kërcim i drenushës mbi ujë
e unë digjem fjalës së paThënë.
Vargje si këta, flasin shumë. Në këtë libër ka mjaft dhe ato, duke iu falënderuar mënyrës së afërt dhe të ngrohtë të shtjellimit të tyre, do të zgjojnë padyshim kërshërinë e lexuesit.
I nderuari shkrimtar Nexhat Halimi nga zemra të uroj shendet. Dhashtë zoti që lexuesit t’i dhuroni edhe shumë vepra tjera. Urime dhe faleminderit.
(Vështrim i lexuar në perurimin e vëllimit poetik “Kërcimi i drenushës” të Nexhat Halimit, mbajtur në Ulqin më 25.09.2016)