Para ndërtesës së Komunës së Ulqinit sot u mbajt një protestë të qytetarëve të Ulqinit në për shkak të vendimit të Qeverisë së Malit të Zi që mos të kthejnë ullinjtë e marrë në Valdanos dhe qëllimit të saj që këtu të ndërtohet.
Ajo çka binte në sy ishte se në protestë kishte numër të vogël të njerëzve pjesmarrës.
”Numër i vogël, për vepra të mëdha.
Askush nga komunaret nuk ka marrë mundimin që së paku të pyes, pse jemi mbledhur. A nuk është edhe i tyri Valdanosi. Për njerëzit nga qeveria as që të mos flasim, për ta është akt i përfunduar”, kështu shprehet Baro Vukoviqi, pjesëmarrës në këtë tubim, duke shrehur çudinë për mosprezencen e komunarëve.
Numëri i vogël i protestueve për një temë kaq të ndjeshme nuk mund e të mos cilësohet si frikë nga protesta.
Kohë më parë kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, partia e të cilit është në koalicionin shtetror dhe komunal me partitë shqiptare që veprojnë në Ulqin, kishte deklaruar se qeveria Malazeze nuk ka bërë aq sa duhet për Valdanosin. Ai poshtu kishte shtuar se Valdanosi duhet dhënë një privati i cili mund të kishte interes për te por jo ish pronareve, pasi një gjë e tillë mund të krijonte efektin zinxhir.