Koha e bukur e këtyre ditëve në Ulqin ka bërë që sezoni të vazhdojë edhe gjatë këtyre ditëve.
Përveç kohës në zgjatjen e sezonit, edhe pse simbolike, kanë ndikuar edhe aktivitetet e shumta kulturore që janë duke ngjarë këto ditë në qytetin tonë.
Në qytetin tonë sot janë duke pushuar 3214 veta ku pjesa më e madhe e tyre është e vendosur në hotele. Nuk ka asnjë dyshim që ky numër është më i madh se sa i deklaruari nga OT e Ulqinit.
Detajisht në tabelen e mëposhtme.
LLOJI AKOMODIMIT | TË VENDIT | TË HUAJ | GJITHSEJ | INDEX
16/15 |
HOTELE | 581 | 1.466 | 2.047 | 104 |
KAMPOVE | 15 | 98 | 113 | 125 |
PUSHIMORE | / | / | / | / |
AKOMODIMI PRIVAT | 63 | 991 | 1.054 | 128 |
GJITHSEJ | 659 | 2.555 | 3.214 | 112 |