Ali-GjecbritajAli Gjeçbritaj

PLISI IM

Malet i kemi kufinj me plisa tё bardhё

Rumia me fesin bilur pёrshendet Cukalin me kёsulё

Pelerina e zezё s’ka vend nё majё tё bjeshkёs

Me bardhёsi atje lart shqiponjat kanё çerdhet

Plisi i bardhё nё Rumi kurrё s’do bёhёt i zi

Korabi me barinjё kapuçbardhё

Luboteni, Sharri, Dajti, Tomorri,…

Gjerё nё Palёbadh, Luginё,Tivar, Çamёri

Reflektojnё bardhёsi

Plisi i bardhё mendёsi i odave tona

Fjalёrrёnjё nё trojet e pajtimit

Bardhёsi nё çdo zemёr trimi

Plisi i bardhё ndёr mote shtroi sofёr

Me bukё kripё e zemёr bujare

Ngrohtёsi dhuroi nё votёr

Kristal si bora nё bjeshkё

Nё rrugёtim shtroi mirёsi, urtёsi e bujari

Burrёri nё logje, urtёsi nё kuvёnde

Kullat me gurё s’u shembёn kurrё

Emblemё e pёrjetshme gjithandej mbete

Nё vargonin e pa kёputur tё jetёs.

 

 

NE JEMI KЁTU

Kot e keni

Kёtu ka rrjedhur shumё ujё

Nga bёmat tona

Lindja e diellit

Duket si nё pёllёmbё tё dorёs

Nё majёn e Cukalit.

Shpatitё e bjeshkёvё

Etjen ё shuajn nё Arbnesh

Nё majёn me pesё ubla.

Jemi tё fortё

Se kemi pirё gjithmonё ujё

Nё puse me mure guri

E gjanё e gjallё

E kemi paitur nё baqun.

Gurёt qё u rrokullisёn atё ditё

Ranё e u ndalёn nё lёndinё.

Jem kёtu

Dёshmuam se peshojmё rёndё

Jemi nё truallin tonё.

Oferta jonё ka pupula tё bardha

Degёza ulliri mbushur me fruta

Dielli nga Cukali rrezen e parё

Kёtu e lёshon me lindjen e tij

E qёndisё me ar Krajёn

Derisa pёrendon nё Rumi.

Ata qё s’kanё memorie

S’kanё ardhmёri.

Nё lёndinёn e valleve

Presim e pёrcjellim

Vijnё e shkojnё

Qeshim e vallёzojmё

Ne jemi kёtu

Nё kokё me kapuç tё bardhё

Me çakçir. fustanellё e xhamadan

Nё truallin tonё.

By admini