Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, i ka nisur me barazim eliminatorët e Kupës së Botës ‘Rusi 2016’.
Kosova ka barazuar me Finlandën, me rezultat 1-1, ne Turku te Finlandës, në një ndeshje e cila mund të quhet e dominuar nga nga skuadra e Kosovës.
Barazim fantastik i Kosovës, në ndeshjen e parë dhe suksesi i parë.
Nga ana tjeter, kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar 3 pikët e para në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018.
Ndeshja e nisur mbrëmë në Shkodër, u ndërpre në minutën e 76-të pas reshjeve të dendura, kur rezultati ishte 1 me 1.
Golin e parë e shënoi Armando Sadiku në minutën e 9-të, kurse shifrat u barazuan në minutën e 51-të nga Egzijan Alioski.
Ndeshja rifilloi sot, ndërsa në minutën e 89-të, Bekim Balaj shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Ledian Memushajt për të shënuar golin e dytë për Shqipërinë, rrjedhimisht golin e fitores.
https://www.youtube.com/watch?v=LWFuw4NFObc