KLUBI I KARATESË ULQINI U PËRGËZUA NGA KRYETARI CUNGU PËR SUKSESET E ARRITURA NE TURNEUN E PESËMBËDHJETË NË NEW YORK
Përfaqësuesit e karate klubit Ulqin u pritën sot nga kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, pas suksesit të arritur në turneun e 15-të që u organizua në New York ku morën pjesë 49 klube nga nëntë shtete të ndryshme.
Ekipi i qytetit tonë në kete eveniment mori pjese falë ftesës së ardhur nga traineri i ekipit të karatese në Staten Island z. Safet Tahiri, Ndihmesë në organizim dha dhe karatisti i njohur ndërkombëtarë Bernard Skart – Harsh i cili shprehu konsideratat e tija për të gjithë pjesemarresit tanë. Kryetari Cungu i njoftoi me angazhimet dhe perkrahjet që Komuna do ti ofrojë ekipeve sportive. Ai duke falenderuar për suksese klubin, karatistet dhe trajneret i ftoi qe ne shenimin e Dites se Ulqinit të marrin pjese dhe karatistët e ekipit të Staten Island.