Susana Shkreli – shqiptare, e para grua emigrante nga Ballkani – kandidate per ne Kongresin e SHBA
Kjo është mbi të gjitha për të thyer barrierat……..!
WASHINGTON D.C: Hillary Clinton, e ka bërë historinë, prej se kur këtë fund korriku – Konventa e Partisë Demokrate, e zgjodhë atë, si kandidaten e parë femër , në Shtetet e Bashkuara, për Presidente i një partie të madhe politike në historinë amerikane.
Duke treguar në këtë mënyrë, edhe grave dhe vajzave amerikane, që e lakmojnë politikën dhe suksesin e saj, gjithashtu, mund të jenë edhe ato një ditë për të drejtuar për poste të larta politike dhe të kenë sukses, në politikën amerikane.
Por, ajo nuk është e vetme politikane femra në SHBA, që zgjedhja e të cilës do të jetë historike.
Simbas revistës “Politico” së Capitol Hills në Washington , thuhet se në zgjedhjet e 8 nëntorit, SHBA, shkojnë në një Kongres që “krenohet” se është me vetëm 19 për qind gra, kur më shumë se 19 gra të tjera, janë gati që të nisin sfidën nga të dy anët e spektrit, dhe që mund të përfundojnë me sukses, duke i thyer barrierat, nëse ato zgjedhen në 8 nëntor.
Susana Shkreli – shqiptare, e para grua emigrante nga Ballkani – kandidate per ne Kongresin e SHBA, e cila po hynë në histornë e Dhomës së Përfaqësuesve – Ku mbi mbi të gjitha, shqiptaro amerikinaja Susana Shkreli, është njëra nga ato gra – fëmijë e emigrantëve shqiptarë ( nga Ulqini) për të thyer barrierat……..! në Shtetet e Bashkuara.
Bazuar pjesërisht në të dhënat nga projekti jopartiak FairVote.org dhe Representation2020, këtu janë zgjedhur 19 gra nga i gjithë vendi – që do të ishin ato në se zgjedhen, duke bërë histori për përfaqësimin e grave në Dhomën e Përfaqësuesve(Kongresin) apo të Senatit, të Shteteve të Bashkuara.
Lisa Blunt Rochester është kandidate Demokrate, për në Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA nga Delaware – “Nëse zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë dhe e para afrikano-amerikane për të përfaqësuar Delaware në Kongres”.
E lindur në Wilmington, Delaware, Lisa Blunt Rochester,i ka kushtuar karrierën e saj të shërbimit publik në shtetin e saj , duke shërbyer si zëvendës sekretare në Delaware zyren të shërbimeve shëndetësore dhe sociale, sekretare e punës (gruaja e parë e zezë për të mbajtur këtë pozicion), dhe pastaj më vonë duke shërbyer si drejtore ne Delaware dhe CEO i Wilmington Lidhjes Urbane.
Katie McGinty, nga Pennsylvania kandidate Demokrate për në Senat : “Nëse zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë për të përfaqësuar Pennsylvania në Senat”.
Pramila Jayapal, edhe kjo Demokrate kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, nga Washingtoni,:” Nëse zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë Americano Indiane në Kongres.”
Angie Craig nga Minnesota së SHBA-së Demokrate kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, :”Nëse zgjidhet, ajo do të jetë e para – personi me prirje të deklaruara homoseksuale ( transgendere) për të përfaqësuar shtetin e Minnesotas në Kongresin e Shteteve të Bashkuara – Ajo po kandidon për Qarku 2 të Kongresit, për Minesotën.
Denise Juneau edhe kjo nga rradhët e grave të Partisë Demokrate, një kandidate Dhomës së Përfaqësuesve, të SHBA, nga Montana:” Nëse zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë Native Americane në Kongres dhe e para pra person homoseksual ( Lesbo) për të përfaqësuar Montanan në Kongres. “Nëse zgjidhet, Juneau do të jetë edhe gruaja e parë, nga Montana që nga viti 1941″.
Suzanna Shkreli – Demokrate kandidate zyrtare për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, nga shteti federal i Michigan:” Nëse zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë shqiptare amerikane në Kongres, dhe e para nga Ballkani në historinë e Capitol Hill”.
Suzanna Shkreli, 29 vjeçe, punon si një asistente për zyrën e Prokurorit për Macomb County, Michigan, duke u marrë në përgjethësi me rastet e abuzimit të fëmijëve. Shkreli i ka hyrë garës zyrtarisht në korrik, si sfidante Partisë Demokratike të SHBA-së kundra kandidatit në detyrë Mike Bishop(Republikan) pasi Melissa Gilbert, ka rënë nga gara për arsye shendetësore.
“Unë kam qenë duke bërë shërbim në poste të rëndësishme publike për pesë vitet e fundit,” tha ajo për Detroit Free Press. “Unë nuk kam përvojë politike, por kur Melissa Gilbert, për arsye shendetësore u “detyrua” për ta braktisur, garën, kjo sfidë me mbetet mua ngaqë tashmë unë kam vendosur për të arritur suksesin dhe për të drejtuar.”
Në një deklaratë në faqen e saj të fushatës, Shkreli, vë në dukje: “Unë jam një nga ata fëmijë që i përkas brezit të parë të fëmijëve të emigrantëve amerikan. Prindërit e mi shqiptarë kanë punuar shumë për shkollimin tonë. Ata kan punuar në punë shumë të vështira, vetëm për të na ndihmuar ne fëmijëve, motrën time, vëllezërit e mi dhe mua për të marrë një arsimim sa më të mirë dhe të përfundojmë kolegjin. Kjo është pse unë i kam kushtuar tani më edhe karrierën time për të dhënë përsëri, dhe duke ndihmuar për të siguruar që brezi i ardhshëm ka mundësi të njëjta që kam dhe kisha unë. ” Ajo po kandidon për Qarkun 8 të Kongresit në Michigan.
Kamala Harris, Demokrate kandidate për në Senat, SHBA, nga Kalifornia:” Nëse zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e dytë e zezë në Kongres (pas Carol Mosely Braun në 1992) dhe e parë amerikane indiane në Senat”.
Loretta Sanchez, Demokrate kandidate për Senat, së SHBA, po nga Kalifornia:” Nëse zgjidhet, ajo mund të jetë Latinia parë në Senat.” Në zgjedhjet e vitit 2016, ajo do të jetë kundër Kamala Harris për një vend në Seant nga California.
Catherine Cortez nga Nevada, Demokrate kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, :”Nëse zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë për të përfaqësuar Nevadan në Senat dhe mund të jetë Latinia parë në Senat”.
Lathika Mary Thomas, Demokrate, kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, nga Florida, është e bija e mjekëve indiane që emigruan në Amerikë në vitin 1972. :” Nëse zgjidhet, ajo mund të jetë gruaja e parë Americane Indiane në Kongres.Ajo po kandidon për 2 Qarkut Florida”.
Denise Gitsham, nga Partia Republikane, kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, nga Kalifornia :” Nëse zgjidhet, ajo do të jetë e para republikane grua kineze amerikane në Kongres”. Ajo po kandidon për zonën elektorale të Qarkut të 52-të, të Kalifornisë.
Sue Googe, edhe kjo nga Partia Republikane, kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, nga North Carolina :”Nëse zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë aziatike amerikane për të përfaqësuar Karolinën e Veriut në Kongres”.
Misty Snow, Demokrate kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, nga Utah, :”Nëse zgjidhet, ajo mund të jetë i pari person i hapur transgjinor në Kongres dhe do të jetë e para kandidatia më e re në Capitol Hill në historinë amerikane.
Misty Snow, 30 vjeç, vjen nga një familje të ardhura të ulëta dhe punon si një shitse në një dyqan ushqimesh. Por, me mbështetjen e Partisë Demokratike pas saj, dhe një fitore të kohëve të fundit të zgjedhjeve primare në Utah, ajo ka hyrë në histori si një nga dy grat që kan deklaruar hapur, se janë transgjinorë për të fituar. “Edhe në qoftë se ju nuk mendoni se unë mund të fitojë, unë jam zëri i komunitetit LGBT”, ka thënë ajo kohët e fundit.
Misty Plowright – Demokrate, kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, nga Kalifornia:” Nëse zgjidhet, ajo mund të jetë e para person i hapur transgjinor në Kongres, nga Kolorado”. Ajo është duke në Qarkun e 5-të, Kolorado.
Susan Nravaiz, Republikane kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, nga Texas, :”Nëse zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë Latine për të përfaqësuar Teksasin në Kongres.
Dr. Kelli Ward një tjetër Republikane, kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, nga Arizona:’ Nëse zgjidhet, ajo mund të jetë gruaja e parë për të përfaqësuar Arizonën në Senat”.
Dr. Kelli Ward, një mjeke osteopath 47-vjeçare, ka shërbyer më parë në senatin e shtetit. Ajo është sfiduese e senatorit të njohur John McCain, i cili ka qenë një prej senatorve më të vjetër i Arizonës, për tre dekada. Ward, është një mbështetëse e fortë e Donald Trump ajo tha në një intervistë të fundit se ajo përqafon të njëjtat “vlerat populiste konservatore” si kandidat republikan për president Donald Trump.
Thuy Lowe Republikane, nga Florida kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, :” Nëse zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë aziatike-amerikane për të përfaqësuar Florida në Kongres”.
Tammy Duckworth Demokrate kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, nga Illinois, :”Nëse zgjidhet, ajo do të jetë e paria Thai(Tailandeze) amerikane në Senat”.
Tammy Duckworth ka bërë tashmë histori, duke u bërë veterane parë femër dhe gruaja e parë aziatike amerikan nga Illinois, që u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2014. Si një veterane e Luftës së Irakut këmbët e të cilës ishin të prerë, pasi helikopteri i saj u rrëzua në vitin 2004, ajo ka marrë medaljen e lart të Presidentit “Zemer Purple” . Pas shërimit të saj, ajo ka punuar për Departamentin e Çështjeve të Veteranëve dhe u emërua ndihmës sekretare nga Presidenti Barak Obama në vitin 2009.
Ann Kirkpatrick nga Arizona, Demokrate kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, :”Nëse zgjidhet, ajo mund të jetë gruaja e parë nga Arizona në Senat.”
Ann Kirkpatrick ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësueseve të Shtetit të Arizonës për dy mandate, derisa në vitin 2008, ajo u zgjodh për të përfaqësuar Qarkun 1 të Arizonës në Dhomën e Përfaqësuesve, të cilën ajo vazhdon të shërbejë.