Partitë politike shqiptare e kanë edhe një shans të rikthejnë besimin e elektoratit zgjedhor shqiptarë. Nëse ato vonohen në këto sprova,ka të tjerë që atyre do tua diktojnë kushtet për të qenë dekor qeveritar. Ende nuk e kemi të qartë se çfarë i bëjnë të ndihen mirë ato politikanë shqiptarë,përfaqsimi i të cilëve edhe në të ardhmen do të ketë vetëm efekte dekorative të pushtetit. A do të vazhdojë edhe në të ardhmen mulliri i DPS (Gjukanoviqit) të bluajë “ unitetin “ politik të shqiptarve ?
Shkruan Qani Osmani
Mali i Zi sërish ndodhet para një teatri zgjedhor,i cili pritet të shfaqet brenda muajit tetor. DPS në krye me Gjukanoviqin mund të jetë sërish i sigurtë në fitoren e radhës,ndërkohë që partitë opozitare malazeze do të mundohen,kush më shumë e kush më pak,të nxjerrin kushtëzime të ati përatyshme,për ta bërë sa ma interesante fushatën dhe debatin parazgjedhor.
Legjitimimi i pushtetit politik në Mal të Zi përmes zgjedhjeve,asnjëherë nuk ka ndodhur si proces i izoluar nga makineria e përpunimit të opinionit publik nga ana e DPS,dhe se rotacioni i pushtetit në Mal të Zi është kuptuar si “ ndryshim klimatik “, që duhet të vijë vetvetiu bashk me ndryshimin e stinëve.
Por,analizat e atyre që merren me kritikën ndaj pushtetit,do të duhej të kenë në thelb edhe një problem tjetër,të cilin ne shumë pak e problematizojmë: çfarë kualiteti dhe fuqie vjen nga zëri i “ opozitës”. Përderisa opozita Malazeze vazhdon të barrikadohet rreth disa kushtëzimeve periferike,në anën tjetër Partitë politike shqiptare,konkurrimin politik vazhdojnë ta zhvillojnë pa një frymë të përbashkët bashkpunimi dhe bashkërendimi.
Sipas disa paralajmrimeve dhe deklarimeve të lidereve partiak,partitë polike shqiptare duket se do të vazhdojnë të ndara në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Një gjë e tillë është e pritur nga opinioni shqiptarë,ngase se këto lider të partive politike dhe shumë funksioner të lartë dihet që moti se në politik gjithnji kohën e kanë me shi,dhe ndihen të sigurtë nën “ ombrellën “ e DPS të Gjukanoviqit.
Përçarjet dhe mosmarrveshjet brendashqiptare në Mal të Zi po ndodhin në kohën kur këtu mëhalla politike ka peshë më të madhe se çfar do lloj bashkërëndimi për çëeshtje madhore që kanë të bëjnë me avansimin e të drejtave të shqiptarëve. Që të pengohet ky provincializëm i më tejmë i politikës,shqiptarëve në Mal të Zi iu nevojitet përfundimisht një koncentrim i vullnetit politik përmes një liste të vetme zgjedhore,e cila do t’iu mundësonte zgjedhjen aq sa jemi të deputeteve shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi.
Në një ambient pak a shumë të acaruar,ku edhe shumë analistë dhe opinione të ndryshëm kanë përjashtuar nga observimet a tyre sensin e partive shqiptare për të gjetur pikat që i bashkojnë interesat shqiptare në Mal të Zi,është vështirë të krijohen shtigje që do të shpienin në një mirëkuptim brendashqiptar. Objektivisht,ndaj bindjen duke njohur mirë veprimin politik të udhëhqësive të partive politike shqiptare dhe duke pasur parasyshë një antagonizëm të jashtëzakonshëm ndërmjet partive më të mëdhaja shqiptare këtu në Mal të Zi,se një marrëveshtje parazgjedhore gati se është e pamundur aq më shumë nëqoftëse e marrim për bazë veprimet politike të pamatura dhe të papërgjegjshme të parive më të mëdhaja që janë në kualicione qeveritare dhe lokale të cilët arritën që votën shqiptare ta bëjnë të devaluar në tregun politik malazez sikur më parë. Nuk ka më dhe kritere të mirfillta,të cilat do të përcaktonin se kush dhe sa peshon sot në tregun politik shqiptar në Mal të Zi.
Çka do të përfitonin shqiptarët në Mal të Zi nëse krijohet një listë e përbashkët shqiptare,me kushtë që ajo të amortizoj deri në maksimum përçarjet dhe fragmetimet brenda shqipare.
E para, vota shqiptare do të fitonte në peshë si asnjëherë deri më tani,dhe kjo fuqi politike do të prodhonte një përqindje të konsiderueshme mandatesh në Parlamentin malazez. Çdo përpjekje serioze duke e vurë interesin e përgjithshëm mbi interesat personale dhe partiake pa marrë parasysh pengesat që mund të shkaktohen nga qarqet e errëta që punojnë në dëm të shqiptarëve,kur idea është e fortë dhe fuqizon interesin kombëtar shqiptar,mbështetja prej masës popullore nuk do të mungoj,do të tejkalohen të gjitha barierat dhe fitorja do të jetë e pa diskutueshme.
E dyta, doktrina politike e shqiptarëve në Mal të Zi do të kishte një adresë ku do të fokusoheshin problemet aktuale dhe ato që duhet të zgjidhen në të ardhmen,duke filluar nga statusi juridiko-politik,statusi i gjuhës,punësimi proporcional,investimet kapitale,interesat ekonomike,kulturore e sociale të banorëve shqiptare në Mal të ZI.
Njerëzit me dinjitet dhe ndërgjegje të pastër e që kanë integritet kombëtar,politikën nuk e kuptojnë si një profesion për levërdi dhe interesa personale siç po ndodhë në klasën polike aktuale,por si një detyrim ndaj popullit që i takojnë dhe për asnjë çmim nuk devijojnë nga kauza për të cilën janë përcaktuar. Ideali i tyre bazohet në vlera morale dhe njerëzore,përjashtojnë cdo veprim politik që pengon zhvillimin dhe kultivimim e vlerave demokratike në funksion të zhvillimit dhe përparimit të kombit,marrin obligime dhe as një herë nuk i ikin përgjegjësisë. Populli u a ka borxh mbështetjen dhe fuqizimin politik personave me këtë përkushtim,por ama këta persona për të mos devijojnë nga premtimet dhe synimet kombëtare,popullit ua kanë borxh që të bashkojnë spektrin politik shqiptar,shqiptarët e bashkuar është e vetmja shpresë që mund të sjellë ndryshime,të ndarë humbja është e pa evitueshme.
E trera, fuqia negocuese e shqiptarëve me faktorin politik malazez do të ridimenzinohej me një performansë efikase përfaqsimi,duke përfshirë interesat e gjithë spektrit politik shqiptarë. Mbajë bindjen se është nevojë e pashmangshme bashkëpunimi dhe unifikimi i spektrit politik shqiptar në Mal të Zi,me interes të avancimit të çështjes shqiptare,shqiptarët duhet të faktorizohen politikisht në Mal të Zi dhe të detyrojnë në mënyrë demokratike faktorët politik malazez që të hapin dialogun serioz për ndryshimin e kushtetutës së vendit,duhet të realizojnë hapin e parë politik,të unifikojnë mandatet politike parlamentare duke krijuar opozitën etnike politike shqiptare në Mal të Zi.
E katërta, kjo listë e përbashkët shqiptare do të vendoste për përfshirjen apo jo në bashkëqeverije me subjektët politike malazeze,dhe prej përpara do të diheshin kushtet që do të përcaktonin rrjedhën e mëtejme të procesit negocues.
Duke pasur parasysh intenzitetin e krizës sistematike dhe diskriminimet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi edhe gjatë periudhës kur edhe partitë aktuale shqiptare janë në kualicione qeveritar,si periudhë paraqet fatkeqësinë e paimagjinushme mbi çeshtjet dhe të drejtat e të popullit shqiptarë. Veprimet e pa kontrolluara të partive që participojnë në qeverinë e Malit të Zi,për dëmin që i kanë shkaktuar popullit shqiptar,është e pa justifikueshme dhe jasht çdo logjike që të mendohet për besueshmërinë ndaj tyre. Me këto degradime që ua kanë bërë qytetarëve shqiptar,as një herë nuk mundet të mendohet se këta janë të pavarur e konsistent në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve.
E pesta, lista shqiptare do të vendoste se për cilat çështje duhet të ketë konsensus brendashqiptar dhe cilat çështje mund të ngelin pjesë e modaliteteve pluraliste,që do të pasuronin koloritin e specifikave të skenës politike shqiptare në Mal të Zi.
Kjo klasë politike si rezulltat i mos dijes dhe injorancës për ti kuptuar proceset politike që kanë të bëjnë me dinamikën e zhvillimit të ngjarjeve,duke mos e njohur fare të kaluarën e kanë humbur orjentimin për të sotmen dhe kanë harruar të ardhmen,kanë ngelur në errësiren e mesjetës dhe nuk dijnë çka është diskriminimi dhe liria,nuk e dallon diktaturën nga demokracia si dhe dezintegrimin nga integrimet.
Përplasjet publike të partive shqiptare që priten të shfaqen gjatë teatrit zgjedhor në tetor shtresa intelektuale shqiptare në Mal të Zi do ti kuptojë si prodhim i stërkalave të ujit që do ti ndihmoj mullirit të Gjukanoviqit të bluajë sa ma mirë “ unitetin politik të shqiptarëve “. Nuk thuhet me kotë,se e keqja më e madhe shqiptarëve u vjen nga vetë shqiptarët. Si dhe përçarja më e madhe e shqiptarëve poashtu vjen nga vetë shqiptarët. Trupi zgjedhor shqiptar duhet ta kishte kuptuar që moti,se ne shqiptarët e Malit të Zi i bëjmë politik njëri tjetrit,më sakt njëra parti-partis tjetër shqiptare.
Vota shqiptare kurrë gjatë këtyre viteve të pluralizmit politik nuk ka qenë më e devalvuar në tregun politik malazez. Dhe derisa për diskriminimin e turpshëm të shqiptarëve pjesën ma të madhe të fajit e ka politika malazeze,për mos daljen me një “ listë të përbashkët “ në këto zgjedhje parlamentare faji mbetet kryekëput te partitë shqiptare gjegjësisht te partitë më të medhaja që janë në kualicione qeveritare dhe lokale.
( Autori është anëtarë i Këshillit kombëtar shqiptar në Mal të Zi )