Afaristët dhe kompanitë e qytetit tonë do të mbeshtesin KF Otrant – Olimpik
Në mbrëmjen e donatorëve që u organizua nga komuna e Ulqinit për Klubin futbollistik Otrant-Olimpik u grumbulluan 42.500 euro nga të cilat 5.500 euro u grumbulluan nga biletat hyrëse. Shumë kjo e konsiderueshme e cila do të vihet në shërbim të nevojave të klubit. Nata kishte shumë surpriza dhe të papritura të këndëshme. Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, shpreh falenderimet e tija të sinqerta per sejcilin donator. Kjo shton ai më jep shpresë se për sportin në qytetin tonë ka të ardhme. Ai shton që Komuna do të bëjë çshtë e mundur që klubet sportive të veprojnë normalisht, sepse në to janë të inkuadruar fëmijet dhe të rinjtë tanë. Nata e donatorëve tregoi se qytetarët tanë, afaristët, përfaqësuesit e kompanive janë adhurues të sportit, mesohet nga Kabineti i kryetarit te Komunes se Ulqinit.
Sponsori i artë i klubit është kompania M-tel (10 000 euro), sponsor të pakos së argjentë janë Cungu & Co. dhe Riviera e Ulqinit (nga 5 000 euro), ndërsa hoteli Blue Moon (3 000 euro)do të jetë sponsor i pakos së bronztë. Miq të klubit në këtë sezonë do të jenë të shumtë (nga 1 000 euro): kompaninë Kurti, Mit Liçina nga Luksemburgu, Procaffe, TrioPro, Jakup Fici, plazhi Miami, EuroMix, Brisku Construction, Agris, Llolla Company, Millenium, familja Gjuroviq dhe Loro Nrekiqi.
Sponsor mediatik i klubit do të jetë TV Teuta
Krahas organizatorëve falenderime për këtë gjest shprehën veteranët e klubit, përfaqësues të Federatës së Futbollit që shprehën gatitshmëri për mbështetje, miq e të ftuar të shumtë. Konsideratat nuk munguan as nga futbollistë dhe trajnerë.
**Për ato qe janë ende të interesuar dhe kanë dëshirë që të kontribojne mjete të tjera financiare për klubin e futbollit donacionet janë ende të hapura dhe mund të bëhen ne zhiro llogarinë e klubit në CKB 510-87840-69.