Majlinda Kelmendi nuk ka mbajtur lotët pasi siguroi medaljen e artë nga Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Xhudistja shqiptare nga Kosova mposhti italianen Odette Giuffrida për t’ia sjell Kosovës dhe shqiptarëve gjithandej medaljen e parë të artë olimpike nga Rio 2016.
Tani Majlinda në karrierën e saj ka fituar gjithçka.
Gëzimi i shqiptareve gjithandej globit shpërthej menjëherë pas këtij suksesi historik.
Faleminderit Majlinda.