Ardian-rudaj-halil-muharremiPërveç kosolidimit të stafit udhëheqës së KF Otrant Olimpik nga Ulqinit vinë edhe emrat e parë të përforcimeve për këtë klub për sezonin e ri futbollistik.

Përveç lojtarëve të vitit të kaluar që kanë mbetur pothuajse të gjithë në dispozicion të trajnerit Xhemal Kapllanbegu, lojtarët e posaardhur pritet që ti japin një fuqi shtesë klubit tonë. Kështu ditëve të kaluara Otrant Olimpik është përforcuar me këta lojtarë: portieri Kusovac nga FK Kom, Adrian Rudaj i Turbinit nga Shqipëria, Halil Muharremi nga Mladost i Podgoricës, Marko Lekoviq nga Mornar si dhe  Oskar dhe Kim nga Koreja.

Në regjistrim të dyfishtë janë Kosuta nga FK Petrovac si dhe Markoviq, Jabucanin dhe Vujoviq nga FK Lovcen.

Kujtojme se Otrant Olimpik në vitin e ardhshëm do të garojë në ligën e II-të futbollistike të Malit të Zi  dhe se ndeshjen e parë do ta luaj si nikoqir me 14 gusht kundër Grafiçarit.

By admini