Lojrat olimpike verore Rio 2016 zyrtarisht fillojne pas mesnatës së kësaj të premte. Këto janë lorat olimpike të 31-tat me radhë dhe numri i sportistëve që garojnë për medalje do te kalojnë shifren prej 10500 vetave.
Në këtë numër të madh sportistëve që garojnë për të fituar vende të larta është edhe sportistja nga Tivari Majda Mehmedoviq e cila do jetë pjesë e rëndësishme e ekipit të hendbollit të femrave të Malit të Zi. Majda karierën e saj sportive e filloi në Tivar për ta arritur kulmin me ekipin e Buduqnostit nga Podgorica në të cilin ekip ka shkuar që no moshën 14 vjeçare.
Me ekipin e Buduqnostit ka arritur të shpallet fituese e Ligës së kampioneve të Evropës si dhe fituese e Kupës së kupave. Poashtu ka fituar edhe 6 herë ligën rajonale.
Me reprezentacionin e Malit të Zi ka arritur të shpallet nënkapione në Lojrat olimpike të vitit 2012 të mbajtura në Londër ndërsa 4 muaj më vonë edhe kampione e Evropës.
Momentalisht luan me ekipin CSM Bukuresht në Hungari.
Majda është lindur dhe rritur në Tivar kurse me me origjinë është nga një fshat i Anës së Malit të Ulqinit.