gruaja-e-prefektit-te-tiranesBeqir SINA – New York

SAVËR LUSHNJE : Ka qenë muaji i fundit i vitit 1980 – Dhjetori, me sa mbajë mend – kur rreth orës 2 pas mesnate në shtëpinë time – që i binte të ishte, një dhomë 4×4 në barangën e tretë, me hyrje për nga rruga nacionale, dëgjojë një trokitje “Tak-tak,” të lehetë,  në penxheren time, që ishte ngjitur me derën dhe krevatin ku flija së bashku me nënën time.

Veshë një palë pantallona dhe çohem të shikojë se kush ishte kaq vonë…!

Me thënë të drejtën si unë dhe nëna ime – që filmin në një dhomë, të cilën e kishim edhe dhomë gjumi, pritje dhe guzhinë, u befasuam kur pamë Shitin ( si e thërrisnim ne në kamp Reshit Mulletin), ngase, ai vinte tek unë gati çdo mbrëmje, dhe, atë natë, sapo ishte larguar duke na thënë, se po ikte pak më heret, sepse Hajrija ishte shumë sëmurë.

Mirëpo, Shiti, ashtu trup shkurter, dukej se kishte “humbur”, fare, ca nga nata, ca nga “frika”. Nejse, ai nuk e zgjati , dhe, duke iu drithëruar zëri, na thotë :” Hajdeni! se zoja Hajrije, po vdes – por nuk i del shpirti ” . Ajo më shikon mua – dhe vetëm lot i dalin”, tha, ai, duke shikuar drejte nga nëna ime, për ndonjë ndihmë…..

Nëna ime, tha, se ajo nuk dinte nga këto zakone (rite tradicionale fetare), por tregojë për nga një komshija jonë, e cila qe një grua me të vërtet burrnesh, dhe fisnike nga Tropoja – Vocër Hoxha, quhej, dhe sipas nënës tim, ajo duhet të dinte…..! Ishte e rrahur edhe ajo me interrnimet perj 1945 – me plaçka në krah, ashtu e ve me fëmijët.

Shkova, menjëher tek Vocrra, dhe ja tregojë situatën në të cilën ndodhej zoja Hajrije………!

Ajo vishet shpejt e shpejt, dhe së bashku të dy me vrap në mes të natës, nisemi për tek baranga ku jetone Reshit Mulleti, me të emën e tij Hajrije Mulletin – ish gruan e Prefektit të Tiranës. E cila, ishte një grua me vyrtyte të veçanta fisnike, shumë popullore, mjaft e zgjuar me atë sjellejn, dhe humorin karateristik të tiranësve të vjetër.

Shiti me nëna Hajrijen, jetonin në barangat e ndërtuara kastile për të presekutuarit – të interrnuarit e asaj kohe.

E cila, i binte ishte një dhomë e shtëpi 4×4, njëkohësisht. Ajo ishte e mbushur gati deri në tavan me të gjitha orendit (paisjet shtëpijake) të një shtëpie, që dukej se kishte qenë me tradita, dhe fisnike, të një familje aristrokrate shqiptare, si i thonim ne, të kamura – pasanikë në një kohë në Shqipëri.

Pra, aty në atë dhomë barange, do të shihje gjithëçka, duke filluar nga : tre sundyk, druri të punuar me mjeshtri, nja 10 qylymat e Persisë, të përmasave të ndryshme. Kompletet e pijatave dhe filxhanëve të kafes dhe çajës, të gjitha të porcelanit nga firma të famshme çeke Esty dhe Dubi, me lule të vogla dhe të lara me vija floriri. Gotat e ujit, lugët, pirunjët e thikat e bukes, pecetat e qendisura të gjitha, ishin të ardhura nga Italia e Austria, ku Hajria, edhe ishte martuar, ( pra ishin paja e nuses tregonte ajo) një radio e vjetër gjermane (Gruding) dhe një aparat fotografik – Pentaks,  që e perdorte ngadonjeher Shiti, (duke na  fotografuar dhe na i bërë më pas po ai vet me ngjyra fotografitë, ne të interrnuarve, ngaqë, ai kishte një kuti me bojra uji, italiane, posaqerisht për fotografitë, që ishin bardh e zi, dhe për ti bërë ato me ngjyra) . Në shpëtinë e tij, pra në atë dhomë,4 me 4 kishte me dhjetra libra, të autrove nga më të njohur të huaj, fjalor anglisht shqip dhe italisht shqip, të vjetër, ku të dy gjeje të i lexonin dhe i rilexonin ato.

Pra, të gjitha sendet në atë dhomë – shtëpi, ishin të disorganizuara – njëra mbi tjetrën, sa që të dukej sikur të zinin frymën. Ngaqë, ishin ashtu të pa sistemuar, ngusht dhe mbuluar nga pluhuri, vendosur  në mes veshëmbathjesh të vjetra, por, të jashtme i thonim ne atëhere, rroba të modës italiane dhe vjeneze, të asaj kohe.

Unë nuk e kisha për her të parë që hyja në atë shtëpi, dhe nuk më bënte përshtypje asgjë, isha ambjetuar me atë ambjent, mbasi isha “mysfirë” i rregullt i familjes Mulleti, të cilët më donin aq shumë, dhe më prisnin shumë mirë, duke më qerasur sa her shkoja.

Shiti dinte mjaft mirë italisht, dhe, ishte pohtuajse për gjithë kampin një “axhensi lajmesh”, kuptohet lajmeve sportive. të asaj periudhe, më së shumti, por, që me njerëz të besuar, ishte edhe për të u “dhënë” atyre, edhe prej atyre lajmeve, që rrallë kush i merrte në Shqipëri, atëhere, lajme nga ato se çfarë ndodhte në politikë nëpër botë – prej nga SHBA, Italia, Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Azia, Afrika, Amerika e Jugut, e të tjera, në mëgjes i mësoje së pari nga Shiti.

Nejse, kur hymë në shtëpinë e Shtit, Vocrra, më tha se duhet t’ja mbaja unë kokën e Hajrijes, në preherin tim, dhe ajo i rrinte në këmbë përball, meje, dhe nisi e i tha ca fjalë, që as sot e kësaj dite, unë nuk di se çfarë, i tha, por mbaj mend mirë, se nuk kaluan as dy a tre minuta dhe Hajrije Mulleti, u shua – menjëher e në qetësi.

Vocrra, pa nga Shiti, dhe i tha tani mbyllja syt  ti……ai ashtu duke qarë i vuri dorën përmbi sy dhe kështu na vdiq në duart tona – Gruja e Prefektit të Tiranës, një grua heroinë – një grua fisnike me vyrtyte të larta, që do të mbetet gjatë në mëndjen time, dhe, e të gjithë atyre që e njohën, nëpër kampet e interrnimit. Pikërisht, për atë dashurinë e saj, finsikërinë, mënçurinë, bukurinë, humorin e ëmbël dhe karakteristik të Tiranës, një anti-komunsite dhe qendrestare deri sa mbylli syt, atë Dhjetor të 1980.

Hajrija dhe djali i saj i vetëm Reshiti, ishin deri sa vdiqën Tironsa me të gjitha : në të folme, në të jetume, pra në gatim, në zakone dhe tradita, bujari dhe dashuri. Kishin qejf shumë të pinin kafe, në çdo mëngjes dhe në darkë, ashtu ishin mësuar,  shoqeruar kjo, edhe me ndonjë cigare “Partizani”, dhe të lexonin ndonjë libër e dëgjonin radion, sidomos radion shtetrore Italiane.

Kur e kishin interrnuar Hajrijen me djalin e saj Reshitin – nga që kishin një miqësi tradicionale me Myslym Pezën – si Tiranës “dembabadem” pra Trionas më rrënjë, thonin se ai kishte dhënë urdhër mesa duket , që një pjesë të orendive të shtëpisë, le ti merrte me vete, ngado, që e degdisnin nëpër kampet e interrnimit, dhe Reshitin të mos e fusnin në burg.

Familja Mulleti, si dhe shumë familje të tjera, që kam patur rastin për ti njohur, edhe ato të interrnuara në atë kohë, të cilat kan qenë ndër nga familjet më të mëdha , më të pasura , fisnike dhe patriote në Shqipëri, qysh në kohën e Turqisë, pavarësisë së Shqipërisë, atë të Mbretit Zog, dhe Italisë të, vinte keqardhje e madhe, kur i shikoje se si i kishin katadisur në atë mënyrë, dhe të presekutoheshin, e drejtoheshin(komandoheshin)  nga një grup njerëzish, harbut gjithë jetën, si një farë kryetari këshilli të fshatit apo edhe një brigadieri, injorantë e të pashpirtë.

Unë dhe ata pra bashkëvuajtsit e mi, që i kishim njohur këto familje, të cilat ishin nga çdo vend i Shqipërisë, prej nga veriu deri në jug, familje të interrnuara edhe nga Kosova,e Çamëria, dhe viset e tjera shqiptare, e dinim të vërtetën, që na tregonin atëhere, edhe pridërit, tanë, se ata kishin qenë e kush kishin qenë. Familje dhe fise të mëdha në krahinat dhe vendet e tyre, më zë, patriot e atdhetar, fisnik, familje që kishin lënë gjurmë në historinë tonë kombëtare, intelektual dhe të shkolluar në të gjithë botën, prej Misirit, Europës Perendimore, dhe SHBA.

Ne e dinim të gjithë e dinim se sa, e vështirë, ishte ta paramendonim se si kishin qenë këto familje, përfshirë edhe Mulletin, apo familjet e tjera në kampet e interrnimit, që janë me dhjetra, duke na thënë :” Paramendoni, dikë, para 44’ës, ardhjes së komunizmit, që ua mori të gjitha çfarë kishin të ketë pasur deri veturë në atë kohë, ose duke dëgjuar radio, në atë kohë, të kishte një aparat fotografik, apo të kishte studiuar në Itali, Francë, Gjermani, Angli dhe SHBA, të dintë më së paku dy gjuhë të huaja( prej nga  italisht, gjermanisht, greqisht, serbisht, anglisht, frengjisht, turqisht), dhe t’a shohësh si jetonte, ai në internim, në kampet e Savrës, Gjazës, Gradishtës, Plugut, Grabianit, Shtyllasit, Lubonjës, Libofshës, e fshatrave të Kurveleshit, gjatë sundumit komunist”

Më kujtohet si sot, kur u shfaq për herë të parë komedia “Prefekti” .

Zoja Hajrije, si i pelqente nënës time ti thërriste asaj,  si gjithë herët po shkonte në punë një mëgjes, kur bëhej më parë apeli dhe njërëzit merrnin planin e punës së asaj dite.  Kryeagranomi i sektorit Savër, Xhaferr Labi, kërkon të përqesh Hajrijen : “Ej moj Hajrie Mulleti – kur ke qenë re, ishe me veturë, ndërsa tani shkon me kazëm në krah….” . Hajrija, pa një pa dy, i ja kthen me atë humorin e saj, me atë të folmën tironase – “Po kshtu janë kohët, o shoku agranom – unë atëhere! kur ti dhe baba e nana e jote, nuk kishte as gomarë, e jo mo veturë –  sot, ti ke një motociklet, që të ka zan fytin, të ka myt në tym e pluhun parcelave të Savrës, shko bre dreq”.

Harija dhe Reshiti, për ata të gjithë bashkëviajtësit tanë, por edhe ata që jetuan me ne në Savër, që i njohën ata, ishin tipikë pinjollë të atyre familjeve, që ishin të thjeshtë, dhe që tregonin se si kanë qenë edhe tiranasit asaj kohe, sa me të vërtetë e praktikonin në jetë shprehjen “bëje të mirën dhe hidhe në det – nëse nuk e sheh robi është Zoti ai që ta sheh.”

Besim Levonja dhe aktoria Besa Imami, tregonte Hajrija, kishin qenë hysmeqarë – shërbëtor në shtëpinë e Qazim Mulletit, të cilët më vonë, pra atë të mirë, të famijes Mulleti, atyrë, u erdhi një ditë, për t’ ua kthyer fisnikve, në “përqeshje dhe injorim”. Pra, në kohën e servilizimit të pakufishëm ndaj partisë së punës, duke bërë më të mirën e tyre, tani ata po e bënin me atë artin tipik, i mësuar nga ata në kohën e realizmit socialist, kohën e genjeshtrave dhe të pavërtetave, për ti bërë njerëzit për të qeshur, kur me zor mbushin barkun me buk, dhe jetonin të gjithë si në mesjetë.

Njëra prej tyre ishte edhe komedia “Prefekti” e interpretuar nga Robert Ndrenika, i cili interpretonte Qazim Mulletin dhe Besa Imami, e cila interpretonte Hajrijen, të cilat ishin një punë, pra e Besim Levonjës, i cili  përqesh dhe tallet me prefektin e Tiranës, gjatë kohës së pushtimit fashist, Qazim Mulletin, dhe një vartës të tij që ishte drejtues i policisë së Tiranës po në atë kohë, Mon Kukaleshi, sikur ata të kishin qenë sipas Levonjës, ca injorantë, e anadollak.

Pikërishtë, në komedin që bazohet në stereotipa dhe krijon vetëm të tilla, për të gënjyer njerëzit me realitetin.

Por, që faktikisht sot, për Tironasit e vjetër apo autoktonë, dhe ata që kishin jetuar në atë kohë në Tiranë, dhe që e njifnin mirë Qazim Mulletin, Prefektin e Tiranës dhe Dibrës së Madhe, shumë pak kohë, ai natyrishtë ishte  një Prefekt dhe një Qazim Mullet, krejt tjetër. Krejt ndryshe, nga ai që paraqitet si injorantë, anadollak, me një administratë të korruptuar, fetarë (kjo në atë kohë kishte kuptim negativ duke qenë se shënjestronte reaksionarët dhe njerëz, që gjithsesi ishin kundër regjimit së asaj kohe); fshatarët që banonin afër Tiranës, si të trashë, fanatikë etj, gjithmonë simbas komedisë, Prefekti të Besim Levonjës.

Aqsa, sipas asj komedie edhe një personazh nga Luma (pra për të përkufizuar veriun e Shqipërisë, që regjimi i Enver Hoxhës e injoronte aq shumë), që arrestohet gabimisht, paraqitej në mënyrën më të keqe, si analfabet, që shiste salep me ibrikë në duar dhe ishte gati të denonconte këdo para autoriteteve ( pra si spiunë).

E folura në dialekt të Shqipërisë së Mesme dhe Veriut,  me fjalë të huazuara të personazheve, sidomos të “Prefektit”, ishte bërë, në kohën e realizmit socialit, nga propoganda e regjimit diktatorial, me qëllim shumë e fortë, për të stigmatizuar grupet shoqërore nga vinin personazhet e komedisë, si të “trashë” injorat dhe anadollak. Këto stereotipa, që gjenden edhe në filmat e tjerë të prodhuar gjatë kësaj kohe ( sundimit komunist), me personalitet e figura njohura të asaj kohe, pjestar të familjve fisnike, patriote, atdhetar të flakët, vetëm sot shifet, pra në demokraci se kan qenë krejt ndryshe nga ato që na e mësonte realizmimi socialist, dhe ata intelektualët e Enver Hoxhës, që përqeshin dhe talleshin me atë njerëz të mëdhenjë.

Qazim Mulleti, lindi në Tiranë, 20 dhjetor 1893 – vdiq në Vicolo delle Grotte, Romë 28 gusht 1956,  qe nëpunës dhe prefekt. Gjatë Luftës së Dytë Botërore qe kryebashkiak dhe prefekt i Tiranës, rol për të cilin regjimi i mëvonshëm do ta pavdeksonte me filmin “Prefekti” aktori Robert Ndrenika.

Simbas faqes së interrnetit Wikipedia, Qazim Mulleti leu në lagjen “Sulejman Pasha” në Tiranë, ishte fëmija i parë i Reshit bej Mulletit dhe Naile Këlliçit

Nxënjet e para i nisi në Manastir, vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari. Njihte disa gjuhë;, turqishten, gjermanishten,  italishten,  serbo-kroatishten dhe greqishten. Hobi i tij, ishte hipizmi, koleksionimi i suvenireve, – ku në shtëpinë e vet, një kat thuhet se e kishte shndërruar në muzeum të posaçëm, – si dhe patinazhi në akull.

Wikipedia shkruan se “Qazim Mulleti – në 1912-ën, bashkë me shumë studentë të tjerë shqiptarë merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe Vlorë. Në 1914-ën është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Largohen së bashku në Vjenë, ku jetoi aty deri në vitin 1920. Aty, me ndërhyrjen direkte të mareshalit austriak Trolman, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u pengua të hynte në Durrës, ku kishte destinacionin për të ushtruar funksionet e saj, pasi Kongresi e kishte zgjedhur Kryeqytet. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, myftiut Mytesim efendi Këlliçit, Abdi bej Toptanit dhe Qazim Mulletit, si dhe të delegatëve të tjerë të Tiranës në kongres, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë. Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. (Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë).”

Më vonë, në bisedat e Kuvendit Kombëtar, shkruan Wikipedia, “Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet të ishte Kryeqytet i Shqipërisë. Pozita gjeografike, strategjike dhe klimaterike ishin më të favorshme se ato të qytetit të Durrësit. (Tirana, de jure u bë Kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925). Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë. Më 25 Prill – 3 maj 1921, ai merr pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës, në të cilën funksiononte shoqëria patriotike “Vllaznia–Zgjimi”, së bashku me Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Musa Maçi, si përfaqësues të shoqërisë “Lidhja Kombëtare” dhe Avni Rustemi të shoqërisë “Bashkimi”.

Mërgimi dhe veprimtaria e tij antizogiste

Në qeverinë e Fan Nolit ai shërbeu si prefekt në Dibër. Mbas dështimit të qeverisë së Lëvizjes së Qershorit, largohet nga Shqipëria. Në fillim vendoset në Zara të Jugosllavisë, ndërsa më vonë në Vjenë, ku ndenjti si emigrant politik deri në vitin 1931. Bëhet anëtar i “Bashkimit Kombëtar”, organizatë e nismuar prej Ali Këlcyrës ku aderonin edhe Sejfi Vllamasi e Xhemal bej Bushati. U arrestua nga autoritetet austriake më 1931 bashkë me H. bej Prishtinën, Rexhep bej Mitrovicën, Menduh Angonin, Angjelin Sumën, Luigj Shkurtin dhe Sejfi Vllamasin, për atentatin që iu bë Mbretit Zogu I. Qazimi kishte qenë në prapavijë të dorasëve Ndokë Gjeloshi e Aziz Çami për t’i mbrojtur eventualisht. Gjatë atentatit Mbretin s’e gjeti gjë, por ra duke e mbrojtur majori Llesh Topallaj dhe u plagos Eqrem bej Libohova.

Kur ishte në Vjenë, pikërisht në vitin 1929, ai martohet me Hajrie Kusin, me të cilën pati vetëm një djalë, Rushitin.

Reshiti, bashkë me të ëmën, Hajrien, vuajtën për 45 vjet në kampet e përqendrimit të Tepelenës, Savrës, Gradishtit, Porto Palermos, etj. Zj. Hajrie vdiq në vitin 1980, kur ishte në kampin e Savrës në Lushnjë.

Shit Mulleti, pinjolli  i Mulletëve që jetojë vitet e fundit të jetës së tij në Tiranë ose Djali i Qazim Mulletit, dinosauri i tironsave të vjetër

Unë u largova në Amerikë , dhe nuk pata më kontakte me bashkëvuajtësin tim Reshit Mulleti. Por diku kam lexuar një reportazh të Blerina Budinës, e cila shkruante se :” Ata që e njohin komedinë “Prefekti” e dinë edhe se ajo është një karikaturë komuniste për ish Prefektin e Tiranës Qazim Mulletit, i cili në të vërtetë nuk i ngjet aspak  atij Prefekti së komedisë që bërtet: “pu pu pu, ku na jan mështjell i tuf budallejsh ne këtu qe do na haj kalera nanji dit prej ktyne”! ”

Budina shkruante se :”Por, i biri i Qazim Mulletit, Reshiti 74–vjeçar,( i ndjeri ka disa vjet që ka vdekur) thotë se “Qazimi nuk është as ashtu si e qisin kta t’sotmit”. “Ai ishte njeri i thjeshtë. Unë e mbaj mend se ai u largua kur unë isha 14 vjeç. Ishte serioz, i ditur. Nuk njihte nëntë gjuhë të huaja siç e nxjerrin ca historianë por kishte mbaruar shkollën “Zosimea” në Janinë dhe studimet e larta në Gallatasaraj në Stamboll, ku qe dekoruar me medalje ari ndërsa dy vitet e fundit të studimeve i bëri në Vjenë”, – tregonte Shit Mulleti siç e thërrasin të gjithë në mëhallën e vjetër, ku ai është rikthyer tanimë të jetojë.”

Shiti, kur ka biseduar në atë reportazh me Budinën, ka qenë, 74 vjeç dhe atëhere jetonte në një apartament, që kishte marrë në pallatin që ishte i ndërtuar në vend të shtëpisë së vjetër të Qazim Mulletit.

Ai tregonte për Bidinën,  nostalgjin e tij për të shkuarën aq sa mund të jetë çdokush për fëmijërinë e vet, aq më tepër, kur ajo ka qenë e shkëlqyer, shkruan Budina. Megjithatë, thotë ajo 60 vjetët e tjera të Reshitit, nuk rodhën si 14 të parat. Së bashku me nënën Hajrie Mulletin, ai është internuar në Kavajë e Tepelenë, dhe Saver- Lushnje, dhe vetëm pas ‘90 u kthye në Tiranë, ku jetoi për një kohë të gjatë në shtëpinë e Tanush Mulletit.

“Ku përveç disa fotografive në sëndukun e tij nuk kishte gjë tjetër nga reliket e familjes. Të gjitha ia kishin marrë. Madje edhe koleksionet e armëve të të atit, Qazim Mulletit si edhe koleksionet e filatelisë pas të cilave Shiti thoshte se ishte i apasionuar i ati.”

Budina, shkruante se Shitit, padyshim nuk i vinte keq thjesht për këtë. Por për të gjithë jetën e shkuar në internim së bashku me nënën e cila “shiti edhe byzylyqet e bizhuteritë e pakta, që i kishin mbetur për të mbijetuar” dhe që vdiq në vitet ’80 në Savër. Ndërkaq Qazimi kishte vdekur shumë më përpara në moshën 62 -vjeçare në Itali ku jetoi si emigrant politik. Ai nuk u rimartua më atje, as e shoqja në Shqipëri dhe i biri Shiti nuk ishte martuar kurrë.

By admini