Në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit nisi mbrëmjen e së martes edicioni i 24-t i manifestimit letrar “Kalimera Poetike”. Mysafire e natës së arë të këti edicioni ishte shkrimtarja nga Elbasani, Flutura Açka.
Në një mbrëmje të bukur letrare dhe në praninë e një numri të madh të dashamirësve të fjalës së shkruar, për krijimitarinë e autores foli studiuesja e letersisë Liridona Sinishtaj ndërsa moderator i mbrëmjes ishte poeti Hajredin Kovaçi.
Në ndër temat e shumta që u preken në një bashkëbisedim të lirë në mes moderatorit të mbrëmjes dhe shkrimtares Açka ishte edhe qarkullimi i lirë i libri si dhe fakti tepër dëshpërues që në Ulqin nuk ka asnjë librari ku mund të blihet libri shqip. Lidhur me këtë, shkrimtarja Flutura Açka, duke parë prezencën edhe të parit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungu në këtë mbrëmje kishte edhe një kërkesë.
” Libri duhet të qarkullojë lirshëm, libri duhet të shkojë deri të lexuesi dhe për këtë edhe në Ulqin duhet të ketë një librari ekskluzive vetëm për librin shqip”, kështu u shpreh ndër të tjera shkrimtarja Açka duke iu drejtuar të parit të komunës së Ulqinit që të përdor autoritetin e tij që të bëjë diçka në këtë drejtim.
Kohë më parë në Uqin u mbyll edhe e vetmja librari ku mund të blihej libri.
Natën e dytë të manifestimit “Kalimera Poetike”, do të vazhdojë sonte në orën 21.00, në Galerinë “Kulla e Balshajve” ku do të hapet ekspozita e piktorit Qazim Muja, ndërsa në orën 21.30 në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit do të mbahet mbrëmje autoriale me shkrimtarin Ag Apolloni nga Kosova