Ali-pashe-gucia
Ali Pashë Gucia, i pari (ulur) nga e majta

Ali Pashë Gucia është një pinjoll i derës së Shabanagajve, e cila kishte sunduar Plavë-Gucinë për dy shekuj. Ky kishte sunduar këtë nahije mbi 30 vjet.

Nahija e Shabanagajve shtrihej nga Velipoja mbi Vërmosh deri të gryka e Tifranit, nën Beran dhe Policë, te Bihori i Epërm, shkruan ndër të tjera Zenun Çelaj në shkrimin ”Pashai me nam i Gucisë që s’la pasuri e trashëgimtarë” të botuar në shtojcën e kulturës së të përditshmes kosovare Koha Ditore.

Pasurinë që ua fali dëshmorëve
Gjithë ç’kishte, ai e shiti me 1879 dhe në fillim të vitit 1980, kurse paratë që i mori ua dha familjeve të dëshmorëve që ranë në luftën e Nokshiqit, me 4 dhjetor të viti 1879, dhe në Murinë me 8 janara të vitit 1880. Ai shiti për këtë qëllim Bjeshkën e Stoçicës dhe tokat e pëlleshme në Martinaj.

By admini