Këshilltarë e Kuvendit komunal të Tivarit kanë dhënë shembull se si mbrohet mjedisi i zonës ku ata jetojnë dhe frymojnë.
Kështu, Kuvendi me propozim të 11 këshilltarëve të cilët kanë kërkuar me nënshkrim, miratuan përfundimin që mos të lejojnë deponimin e llumrave të ujërave të zeza në Deponinë sanitare ”Mozhurë” nga komunat tjera.
Për këtë përfundim kanë votuar 26 deputetë. Njëri ishte kundër dhe tre abstenime.