
Nga Ali Gjeçbritaj
SIMË GJ. DOBRECIT
Udhëtoi në vargun e moteve
Lundroi nëpër valët e trazuara
Dallgët se ndalën kurrë.
Në rrugëtim gjithmonë rrezatoi mirësi
Jetën ia fali njerëzimit
Kombin e veshi me kostum të ri.
Nderoi vetën, konakun, kullën e gurit
Orës së shtëpisë i dha bukurinë
Zanës së malit hijeshinë.
Nën sqetull mban Mesharin e Buzukut
Pagëzon shqip gjithandej kah i ka rrënjët
Mos i kërkoni rrathët e trungut tjetër kund.
Ai i ka atje ku i kanë pasur të parët e tij
Në Dobrec, në Ljare, në Krajën nën Rumi
Tek fisi i Labeatëve, në Iliri.
Në rrudhat e ballit të tij
Më qimet e bardha të flokut bilur
Unë lexoj historinë e kombit tim
E në bebëzat e syve dritën e jetës.
Ulqinit i jep dritë e Tivarit Blerim
Në qytetin e bardhë thuri kurorë me degë ulliri
E në kryeqytetin Dardan mbolli bardhësi.
At që kanë humbur rrugë
E kujtesa i ka lënë
Kam një porosi
Çelësin do ta gjejnë në veprën e tij.
Ulqin, më 2014 (nga përmbledhja “Nata me hënë”)