
Një sondazh ”blic” dy ditor është realizuar në faqet e Ulqini Online gjatë vikendit të fundit. Pyetja e këtij hulumtimi online të opnionit ishte: A jeni të kënaqur me punën e subjekteve shqiptare në Mal të Zi?
Shikueshmëria e këtij hulumtimi ishte mbi 2k ndërsa numri i atyre që kanë marrë mundin të jenë pjesë e këtij sondazhi ka qenë 140 veta. Rezultati i këtij hulumitimi online është jo i favorshëm për subjektet politike shqiptare ku vetëm 14% e atyre që kanë marrë pjesë janë të kenaqur me punën e tyre ndërsa 86% janë shprehur të pakënaqur.
Nëse ky rezultat merret si një indikator sado i vogël atëherë rezutlon se partitë shqiptare i pret punë e madhe gjatë kësaj vere.
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të mbahen, sipas të gjitha gjasave, në muajin shtator të këtij viti.