Nesër fillon faza e parë e hapjes së aeroporteve në Mal të Zi

Ilustrim

Aeroportet e Malit të Zi , në fazën e parë e cila do të fillojë nesër , do të hapen për fluturime gjenerale të aviacionit e që mund të jenë private ose të karakterit afaristë, ka shkruar në profilin e vetë të facebokut drejtori i aeroporteve të Malit të Zi, Danillo Orllandiq.

“Ky është mesazh i rëndësishëm për të gjithë në Mal të Zi ,por edhe më gjerë, sepse pasqyron qëllimin e shtetit që në mënyrë serioze të përgjegjshme dhe në formë fazore të hapet për nënshtetasit e huaj në prag të sezonit të ardhshëm turistikë” , ka shtuar Orllandiq, transmeton Ulqini Online.

Trupi koordinues nacional ka sjell dje vendimin për hapjen e Aeroporteve në Mal të Zi për fluturimet drejtë Malit të Zi dhe nga Mali i Zi për në botën e jashtme. Gjatë ditës së sotme pritet edhe sjellja e udhëzimeve dhe e urdhëresave gjegjëse në këtë drejtim” , kanë deklaruar nga Trupi koordinues nacional.