Koha Javore rikthehet te lexuesi në formatin e printuar

Nga dita e enjte, gazeta “Koha Javore” rikthehet para lexuesve në formatin e printuar. Në kohën e masave të veçanta për parandalimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, “Koha Javore” iu përshtat situatës së krijuar dhe sfidës së informimit duke botuar tre numrat e fundit të gazetës në PDF dhe në faqet on line.

Situata e jashtëzakonshme krijoi një mision të veçantë edhe për gazetarët e mediave të printuara duke mbetur lajmëtarët më të besueshëm dhe në interes të informimit të publikut në kohën e pandemisë.