U mbajt punëtoria në kuadër të projektit “Përmirësimi i infrastrukturës turistike në zonën e Liqenit të Shasit”
OJQ “ Green Life ” ditën e shtunë me 07.03.2020. zhvilloi një punëtori me përfaqësues të popullatës lokale në zonën përreth të Liqenit të Shasit me qëllim që të dëgjojë mendimet dhe sugjerimet e popullatës lokale në lidhje me aktivitetet e planifikuara të projektit, mësohet nga kjo shoqatë, transmeton Ulqini Online.
Pjesëmarrësit ishin të njohur me aktivitetet e planifikuara dhe ofruan mbështetje për zbatimin e tyre. Në një atmosferë konstruktive, në restorantin Shasi, u analizuan një sërë propozimesh për zhvillimin e një rrjeti të shtigjeve të stazave biciklistike në zonën e Liqenit të Shasit, i cili duhet të jetë një ofertë e re për turistët dhe vizitorët e zonës.

Pas punëtorisë, pjesëmarrësit vizituan disa prej shtigjeve, të cilat do të regjistrohen dhe përpunohen në tërësi në ditët në vijim, dhe do të markohen sipas mundësivee financiare.
Gjithashtu, u dhanë rekomandime përfaqësuesve të organizatës në lidhje me vendosjen e ulsëve dhe gardhit rrethues në një nga pikat vrojtuese nga qyteti i vjetër i Shasit, i cili do të realizohet në periudhën e ardhshme.
Projekti “Përmirësimi i infrastrukturës turistike në zonën e Liqenit të Shasit” synon të përfshijë popullsinë lokale në veprime që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe statusit biologjik të Liqenit të Shasit dhe rrethinës së tij. Zbatimi i projektit filloi në dhjetor dhe zgjat deri në fund të majit dhe mbështetet nga Fondacioni për Qytetari Aktive (FAKT).