Investitorët e turbinave me erë në Mozhur qëndruan në Ulqin, ftojnë Nrekiqin në Shangai

Ata u pritën nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe Sekretari për buxhet dhe financa Sead Osmanoviq. Kompanija Enemalta plc  është  prestigjioze  në sektorin  e  prodhimit të energjisë  solare dhe  prej disa vitesh vepron dhe në qytetin tonë. Mysafirët  u interesuan  për zgjerimin e veprimtarisë së tyre  dhe obligimet që ata kanë ndaj  komunës respektivisht  organeve rrepublikane. Kryetari Nrekiq  duke i dëshiruar mirëseardhje  tha se  komuna e Ulqinit është tejet e interesuar për bashkëpunim dhe se tek ajo investitorët mund të llogarisin ne nje partner të sinqertë.

Nrekiq u interesua edhe për  punësimin e komunitetit dhe angazhimin e  ndërmarrjeve tona  në projektin e Kompanisë, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Drejtuesit  e Kompanive Enemalta plc dhe ajo kineze Shanghai Electric Power Engineering  pritet që së shpejti të realizojnë vazhdimin e projektit të tyre në Mozhur.

Ata i bënë ftesë Kryetarit Nrekiq që të jetë mysafirë i Kompanisë në Panairin e Shangait dhe të njihet më për së afrmi me të arriturat botërore dhe inovacionet  në fushën e energjisë solare.