Kohëve të fundit është bërë temë taksa e banimit përkatësisht paraqitja e mysafirëve dhe pagesa.

Sipas ligjit për të hujat në Mal të Zi, të gjithë shtetasit e huaj janë të detyruar që të lajmërojnë dhe paraqesin qendrimin e tyre brenda 24 pasi që të kenë hyrë, shkruan Ulqini Online.

Nëse i huaji, në këtë rast mysafiri, qendron në hotele, motele, apartmane të regjistuar apo qiradhënës të regjistruar që merren me kësi lloje veprimtarie atherë në këtë rast qiradhënësi i regjistruar ka detyrim të paraqesë qendrimin e mysafirit brenda 24 orëve.

Në rast se mysafiri nuk qendron tek qiradhënësit e regjistruar atherë ai është i detyruar që vet të lajmërohet brenda 24 orëve nga momenti i hyrjes.

Paraqitja e mysafirëve bëhet në polici ose në organizatën turistike të qytetit ku qendron.

By admini