Kërcënohet Eleonora Shata

Këshilltarja në Kuvendin Komunal të Ulqinit, Leonora Shata, tha gjatë mbledhjes së Kuvendit, se devastimi i mjedisit dhe pjesëve atraktive të qytetit po vazhdon edhe në Plazh të Madh.

Ajo njoftoi për rastin në plazhin “Havana”, ku qiramarrësi po betonon pjesë të caktuara, për çka ajo ka bërë ankesë edhe pranë Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm. Shata njoftoi se për këtë ankesë ajo ka pasur edhe këcrënime të caktuara dhe presione që të heq dorë nga raportimi i rasteve të tilla. Siç njoftoi ajo, për këtë rast ka munguar reagimi nga policia komunale dhe nga inspeksionet përkatëse. /TV Teuta/