MEHMETI URON ME RASTIN E PASHKËVE ORTODOKSE

Kryetari Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Saubih Mehmeti ka uruar mijëra besimtarë ortodoks shqiptarë dhe nga mbarë bota që kremtojnë festën e PASHKËVE.

Urimin e plotë të z. Mehmeti mund ta lexoni më poshtë.

URIM ME RASTIN E PASHKËVE ORTODOKSE

Në këtë ditë të veçantë, me mijëra besimtarë ortodoks shqiptarë dhe nga mbarë bota, kremtojnë festën e PASHKËVE, e cila simbolizon, vuajtjen dhe skrificën, ringjalljen dhe shpresën për njerëzimin.

Le të jetë kjo festë, një mesazh i fuqishëm, për bashkimin e mendjeve të ndritura dhe zemrave të ngrohta, ideve dhe qëllimeve të përbashkëta, në ringjalljen e shpresës, për brezat e ardhshem për jetë më të mirë, më shumë begati, paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzish.

Me këtë rast, në emër të anëtarëve dhe simpatizuesëve të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, përzemërsisht, uroj besimtarët ortodoks shqiptarë, Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët.

Përzemërsisht,                                                                                                                                                 KRYETARI,

                                                                                                                                                                         Saubih Mehmeti