Rrezart-cungu-tenisti-me-i-mire-malit-ziDje ne Podgorice, ne restaurantin Dvor, u mbajt shpallja e tenisteve me te mire te vitit ne Mal te Zi ku i ftuar ishte edhe tenisti yne nga Ulqini, Rrezart Cungu. Rrezarti fitoi dy kupa duke u shpallur tenisti me i miri i grupmoshes deri ne 16 vjec duke pasur rangun me te mire ne listen nderkombetare ETA. Gjithashtu u shpall edhe tenisti me i mire i grupmoshes deri ne 18 vjec si tenisti me mire i pozicionuar ne listen nderkombetare ITF. Ky sukses nuk eshte vetem rezultati me i mir qe Cungu ka arritur deri me tani, po gjithashtu eshte rezultati me i mire ne historine e tenisit te Mal te Zi i nje 16 vjecari.

Rezultatet me te mira te Rrezartit ne vitin 2014 ishin:

  1. ETA U16 – Pont des Genereations (Kategoria 1) –  Avignon, France: Single: 1st place
  2. ETA U16 – Pont des Genereations (Kategoria 1) –  Avignon, France: Double: 1st place
  3. ETA U16- National Sport Park (Kategoria 3) – Tirane, Albania: Single: 1st place
  4. ETA U16- National Sport Park (Kategoria 3) – Tirane, Albania: Double: 1st place
  5. ETA U16- 2014 Tennis Europe Junior Masters– Reggio Calabria, Italy: 3rd place
  6. ETA U16 – Talentum Cup (Kategoria 2) – Budapest, Hungary. Single: 3rd place
  7. ETA U16 – Talentum Cup (Kategoria 2)- Budapest, Hungary. Double: 1st place
  8. ETA U16 – Pecin Memorijal (Kategoria 2) – Pancevo, Serbia. Single: 3rd place
  9. ETA U16 – Pecin Memorijal (Kategoria 2) – Pancevo, Serbia. Double: 2nd place
  10. ETA U16 – Torneo under 16 Crema (Kategoria 2) – Crema, Italy. Single: 1/4 finale
  11. ITF Juniors – Montenegro Open (Kategoria 4) – ULQIN, Montenegro: Single: 1/4 finale
  12. ITF Juniors – Montenegro Open (Kategoria 4) – Podgorica, Montenegro: Single: 1/4 finale
  13. ITF Juniors – Podgorica Open (Kategoria 5) – Podgorica, Montenegro: Single: 1/4 finale
  14. ITF Juniors – Podgorica Open (Kategoria 5) – Podgorica, Montenegro: Double: 2nd place

 

Çdo fundvit është koha kur në të gjitha fushat, ashtu edhe në sport, përmblidhen sukseset dhe shpallen sportistet dhe ekipet më të mira të një shteti apo qyteti. Viteve të kaluara edhe ne Ulqin, edhe pse jo rregullisht, ka ndodhur një gjë e tillë. Për vitin 2014 sportistet dhe ekipet janë në pritje të shpalljes së më të mirit. Të shikojnë nëse kjo edhe në të vërtet do të ndodh.

 

By admini