granit-hoxhaShkruan Granit Hoxha, politolog i diplmuar

Përtej nevojave të domosdoshme dhe synimeve të përbashkëta individët ndjekin dëshira, interesa dhe qëllime të kundërta. Andaj, bashkë me synimet lindin konfliktet me të tjerët.
Së pari, individët hyjnë në konflikte sepse ndjekin dëshira, interesa dhe qëllime të ndryeshme.
Së dyti, ndividët hyjnë në konflikte sepse ndjekin dëshira, interesa dhe qëllime të njëjta, por dallojnë për mjetet e realizimit.
Së treti, edhe nëse pajtohen për interesat dhe mjetet, individët hyjnë në konflikte për shpërndarjen e kostos të alternativës së zgjedhur.

Disa çështje/probleme që dikush i bën politike duke i paraqitur si të rëndësishme për të gjithë qytetarët dhe duke kërkuar mbështetje për ato, papritmas lihen në harresë nga vetë ata që i kanë ngritë dhe lihen jashtë nga politika. Se cilat çështje/probleme bëhen politike mbetet proçes i hapur… Kurse, disa probleme që në një kohë kanë qenë politike dalin jashtë saj dhe të tjera që nuk kanë qenë hyjnë në politikë.

Mendimet e kundërta, dëshirat e ndryeshme dhe interesat përplasëse shpien në mospajtime ndërmjet palëve politike konkuruese. Andaj, politika lidhet me konfliktin ku dëshirat e individëve janë të pafundme dhe si rrjedhojë burimet e mundshme (pavarësisht kostos) për ti përmbushur ato janë çdoherë të kufizuara.

Politikën duhet ta kuptojmë më së miri me ndërlidhjen e synimeve, veprimeve dhe rezulteteve që ndodhin me apo pa mendim të arsyeshëm.

Me synime, politika pasqyrohet në qëndrimin e pushtetit se çfarë punon apo dëshiron të punojë.

Me veprime, politika pasqyrohet në sjelljen e pushtetit se çfarë punon në të vertetë (ti dëshmojë ato veprime).

Me rezultate, politika pasqyrohet në pasojat e veprimeve të pushtetit dhe ndikimi i rezultateve të pushtetit tek qytetarët si pasojë e veprimeve të ndërmarra.

By admini