Të flasësh për përsona të këtij niveli ndjen një kënaqesi të veçantë ku të bënë të shkruash me ditë të tëra pa u merzitur fare. Një djal që u lind dhe u rrit në Anë të Malit pikërisht në Katërkollë nga një familje e ndershme, bëhet fjalë për Bashkim Alaj. Bashkimi shkollën fillore e kreu po në Katërkollë në ‘’Bedri Elezaga’’ duke vazhduar më pas në shkollën private ‘’DRITA’’ ku përfundoj edhe gjimnazin e përgjithëshem.
Gjat kohës që ishte nxënës i gjimnazit ‘’DRITA’’, ai e pëlqente shumë humorin, aktrimin duke e shtyrë kështu të krijoj një ide që në të ardhmën të firmoste dhe Univerzitetin e Aktrimit. Bashkimi tregon që deshira më e madhe ishte e tija dhe e disa shokëve duke mos përjashtuar edhe perkrahjen që kishte nga Pr . Haxhi Shabani. Dëshira e madhe që kishte ndaj këti profesioni e shtyu që me shokët e tij të organizojn edhe shfaqje të ndryshme, duke dhuruar emocione pa masë për shikuesit që ndodhëshin prezent në sallë. Bashkimi më pas u transferua në Kosovë ku vazhdoj shkollimin e lart për aktrim në Univerzitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Ai gjat katër viteve në prishtinë morri pjesë nëpër çfaqe dhe skena të ndryshme , ku tregoi talentin e tij me plot përkushtim dhe vullnet që kishte . Përveç çfaqeve të ndryshme që merrte pjes ,ai poshtu ishte pjes e disa reklamave te ndrsyhme, videoklipeve ,filmave me tirazh të shkurtër etj.
Me datën 25 dhjetor 2015 një datë e veçantë ku Bashkimi kishte dhe natën e diplomimit ose ndryshe shfaqjen finale në Teatrin ‘’DODONA’’ . Një mikpritje e ngrohët nga T.Dodona dhe nga ana e regjizorit Fatos Berisha , një nat me përplot emocione ku te ftuar ishin, aktorë ,mjek ,profesor e shum personazhe të tjerë. Salla ishte plot e përplot ku nuk mungonte as shoqëria, koleget dhe një numër i vogël i miqëve që erdhën enkas nga qyteti i Ulqinit, ku njëri ndër to ishte dhe aktori i njohur tashmë Z.Shefqet Luca.
Shfaqja filloi dhe me të filluan edhe emocionet, Bashkimi u prezantua me nofëkn ‘’kllashar’’ duke ndezur audiencen, duke e mbuluar rolin e tij në mënyrë përfekte nga njera anë e skenës në tjetrën me grindjen e tij profesionale. Ne ktë çfaqe morren pjesë edhe aktorë si : Rifat Smani , Edon Berveniku , Ema Uka dhe Fatlume Bunjaku , ku treguan qe skena pa to eshte e shprazet, duke dhuruar çdo moment spektakel dhe emocione të papërshkrueshme për publikun. Por Bashkimi nuk ndalët këtu aj tashme do vi me një çfaqe krejtësisht të re, ku kësaj rradhe do jetë në bashkëpunim me aktorin e mirnjohur z.Shefqet Lucen.
Mendoj se të gjithë jemi dëshmitar se një qytet i vogel si Ulqini ka nje bregdet mahnitës, njerz të mrekullueshem me profesione ose statuse të ndryshme si: jurista, ekonomista, sportista, artista e shumë profesione të tjera që i japin një bukuri më tepër këti vendi kaq të mrekullueshem. Shpresojmë që në të ardhmen në qytetitn tonë të kemi një sallë të re Teatri ku padyshim qe i nevoitet ketij vendi dhe këtyre talentave qe po lindin dita e ditës. Te kemi investime në të mirë të të rinjëve tane, në fusha të ndryshme ku mund ta shprehin talentin e tyre .
–Me pak fjalë si përfundim, prezantimi qe beri aktori Ulqinak natën e diplomimit jo vetem qe ka nderuar audiencen dhe Kosovën si vend në përgjithsi, por ka dëshmuar se qyteti Ulqinit ka talenta te cilët mund të arrijnë majet e çfardo profesioni qoftë.