Parashqevi-simaku-1Një natë mes VIP-ve shqiptarë në Nju Jork

— nga Beqir SINA, New York

– Yjet e artit dhe kultures shqiptare promovuan CD-në, “Echoes From Iliria” (Jehone nga Iliria) të Parashqevi Simakut

Manhattan  – New York, NYC: U mbushën 10 vjet, prej kur për here të fundit këngëtaria më e njohur – ylli i muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, do të paraqitej në publik – para adhuruesve të saj në komunitet. Prej – shkurtit 2006, Parashqevia i “humbi” lidhjet e saj me publikun dhe komunitetin për t’u bërë  prehë e “thashethemeve” madje për fat keq edhe të kolegeve të saj – në SHBA dhe Shqipëri. Ndërkohë, që asnjëri nuk e di për ato çfarë thotë se cili është fati sot i yllit të muzikës shqiptare Parashqevi Simaku.

Parashqevi Simaku, është një këngëtaret shqiptare nga yjet e asaj kohe. Ajo lindi në Kavajë më 1 shtator 1966. Dhe më pas u shpërngul në Durrës. Parashqevia, thuhet se që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.

Ajo, këndoi në shumë festivale edhe koncerte të pranverës, dhe ishte këngëtaria më e preferuar e kohës sidomos me këngën “E dua Lumturinë”. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH), Simaku, zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”, gjithasht më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako.

Por ajo ka edhe shumë këngë të tjera të bukura.

Ajo xhiroi edhe shumë videoklipe të këngës së lehtë por edhe popullore:

Konga Qomiles
Fustanin që ta solla mbrëmë
Ky marak, maraku i shkretë
Gëzimi i shtepisë së re (1983)
Me sytë e tu
Bashkëmoshatareve
E duam lumturinë (1988) fituese
Degjoma këngën (1991)
Se dashuria
2 Kenge Popullore te Shqipërise se Mesme, etj…

Këto janë këngët më kryesore, por ajo ka realizuar akoma më shumë. Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marr edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerr një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qen viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar.

“Kontaktin” e fundit me publikun dhe adhuruesit e saj në komunitetin shqiptarë, ajo e pati 10 vjet nga hera e fundit me Parashqevi Simakun – Në “Një natë mes VIP-ve shqiptarë në Nju Jork”

Ajo erdhi së bashku me ish burrin e saj argjentinas muzikanin Robert Nolfe, në një nga supermaketat, më të mëdhatë në Amerikë, të tregëtimit të librave, CD-ve, revistave e katalogjeve artistike nga më të njohurat në botë “BORDERS Books, Music & Café”, në Manhattan (New York, NY).

Superstari i muzikës shqiptare në Amerikë, Parshqevei Simaku, pormovoi të natë njujorkeze një CD-në më të fundit të saj titulluar: “Echoes From Iliria” (Jehone nga Iliria). I cili është një album i veçantë ky me këngë shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova e Çamëria.

Pas yjeve amerikane John Hayat, Tim Petersen, Gray Parker, Vander Shaphreder, në supermarketin “BORDERS Books, Music & Café” në Manhattan (New York, NY), u shfaq 10 vjet më parë mes kolegeve dhe adhuruesve të shumtë, shqiptarë dhe amerikan edhe ylli i këngës popullore shqiptare, Parashqevi Simaku.

Në promovimin e asaj CD-je, e cila për fatkeq mbeti e fundit morën pjesë disa nga VIP-at shqiptarë të artit e kulturës në SHBA-ës, mes tyre edhe : Stan Dragoti, aktori dhe regjisori i njohur i Hollivudit, lindur me 4 Tetor 1932 në New York City, me preardhje shqiptare, nga nje familje Tepelenase, qe ka emigruar shumë herët në SHBA. Artsiti i fotos artsistike nga “Studio Berisha”, ose nga qëndra e madhe kulturore, për paraqitjen e bukurosheve shqiptare në konkurse të ndryshme, sfilatat, koncertet dhe kalendarët, artisti shqiptaro – amerikan, mjeshtri i fotografisë Fadil Berisha, artisti i njohur i fotografise profesioniste në ShBA-ës nga një familje me tradita nga Tropoja.

Dritan (Tony) Dovolani, një djalë nga Dibra, i cili që prej moshës 14-vjeçare jeton në njërën prej lagjeve më të populluara me emigratë shqiptarë, kryesisht, ata të emigruar nga Dibra e Madhe(Maqedoni) dhe prefektura e Dibrës në Shqipëri. Një nga figurat më popullore, artistike e më të njohurat në komunitetin shqiptar në Nju Jork, e rreth tij. Kampioni i botës në vallëzim në spektaklin amerikan “Vallëzim me yjet” .

Parashqevi-simaku-2CD-ja ose albumi i fundit muzikor: ‘”Jehonë nga Iliria’”, doli atëhere në tregun muzikor Amerikan, në supermarketin më të madh në Amerikë, të tregëtimit të librave, CD-ve,revistave e katalogjeve më të njohura në botë “BORDERS Books, Music & Café” në Manhattan (New York, NY) me emrin e këngëtares së mirënjohur shqiptare Parashqevi Simaku.

Albumi me titullin ‘Jehonë nga Iliria’ ishte i pari album i një këngëtare shqiptare në tregun e muzikës amerikane – Pra, në shitje në dyqanet kryesore muzikore të Amerikës dhe në dyqanet e shumta virtuale në internet në të gjithë botën.

Kompakt disku me 10 këngë u promovua 10 vjet më parë tash mund të dëgjohet brenda gjithë dyqaneve të rrjetit ‘Virgin Megastores’ në SHBA, ku klientët do të kenë mundësinë të dëgjojnë dhe të blejnë përmbledhjen më e fundit të muzikës popullore shqiptare.

Gjithashtu, për her të fundit ky ka qenë edhe preformanca e fundit live me publikun e Parashqevi Simakut, e cila në bashkëpunim me Borders Books & Music gjatë promovimit këndojë LIVE dhe lëshoi shumë autografe, në CD e saj “Echoes from Illyria”.

Atë natë disa nga yjet e artit e kulturës folën eskluzivisht për gazetën tonë:

Ish burri i saj Robert Nolfe, i cili “ndoshta” ia “shkatërroi” jetën me atë ndarjen – divorcin atë natë do të thoshte : – “Për mua personalisht, është kurorëzimi i një suksesi 10-vjeçarë. Dhe unë e kuptoj fare mirë sot, se çfarë kemi bërë për të nxjerr në pah vlerat e muzikës folklorike shqiptare me bashkëshorten time Simakun, duke mbledhur muzikën më të bukur popullore shqiptare nga të gjitha anët e Shqipërisë. Pra, tha ai kjo është një gjë shumë e vçantë dhe e gëzuar për mua personalisht dhe për të dashurën time Simaku, djalin tim Luka, të përmovojmë këtë CD- të titulluar “Jehonë nga Iliria”. Përmovimi i kësaj CD-je është përmovimi i vet vlerave të kësaj këngëtarje Yll i Muzikës popullore shqiptare. Publiku do të jetë ai që do t’a vlersojë më mirë këtë CD- e cila bart në vetvete realizimin e një niveli ndërkombëtar dhe e prezanton muzikën e bukur shqiptare, në nivele nga më bashkohoret.

Kjo mendoj se është “ndalesa” e parë, ne shpresojmë të bëjmë edhe albume të tjera të cilat do të dalin nga burimi i muzikës popullore shqiptare. Një muzikë kjo nga më të vjetërat në Ballkan me traditë e kulturë të njohur në historinë e këtyre popujve. Ne po përgatitemi të bëjmë një koncert “live” për të gjithë shqiptarët që baonjnë në SHBA-ës. Gjithashtu ne mendojmë të tërheqim me muzikën tonë edhe jo -shqiptarët, pasi muzika ka të njëjtën “gjuhë” në të gjithë botën, ajo është e dashur dhe e kuptueshme për çdo njerin që e dëgjon atë dhe e shijon muzikën” tha 10 vjet më parë, ish burri i saj Rober Nefol, emigranti argjemtinas, i cili thonë se ka ikur në vendlinjen e tij.

Arieta Gashi – Modeliste shqiptaro – amerikane, do të thoshte atë natë me Parashqevi Simakun, se: “Jam larguar nga Shqipëria, shumë e vogël, dhe më kujtohet edhe sotë Parashqevi Simaku duke këndur me një kor fëmijësh. Prej at’here unë unë jamë bërë një adhuruese e madhe e saj.”

Parashqevi Simaku, e entuziasmuar nga prezenca e shqiptarëve dhe kolegeve të saj të dashur, tha se :”Falenderojë, për pjesmarrjen sot, këtu të fotografit të famëshëm shqiptarë në Amerikë , zotin Fadil Berisha. Regjisorit e aktorit të njohur në Amerikë yllit të kinematografisë Stan Dragoti. Intelektuli i shquar dhe aktivisti i dalluar në komunitet Gary Q. Kokalari. “Vallëtari i Yjeve” – superylli i vallëzimit me popullorë dhe më në zë në SHBA- dibrani Toni Dovolani. Klarinetistin e talentuar Maks Vathi, e të tjerët të gjithë shqiptarët”.

Më pas Parashqevi Simaku tha se :” Erdha, në Amerikë, ashtu siç keni ardhur edhe ju me ëndërrën e madhe të “Eldorados – Tokës së Premtuar”. Dhe, gjeta ngrohtësinë dhe dashurinë e madhe të këtij vendi. Sot, ndjej një nder e një kënaqësi jashtëzakonisht të madhe që në këtë përmovim të gjenden kaq shumë shqiptarë në metropolin e botës qytetin më të famëshën në botë Nju Jork-un. Sidomos, jamë e impresionuar të bëjë përmovimin e kësaj CD-je, në këtë supermarket librash dhe CD-ish ku në njërën prej stendave të tij janë të publikuara edhe librat e studiueses angleze që shkroi për Shqipërinë e shqiptarët Edith Durham. Kamë një ndenjë të madhe shqiptarie, tha ajo e cila më ka ndezur zëmërën sot, saqë edhe djalin tim e kamë veshur me kostum popullor me tirqe e xhublet.

Jamë e gëzuar se të gjithë këtë inspiracion, që kamë gjetur tek muzika e ëmbël dhe e bukur shqiptare, tash përmbledh me një CD- bashkëkohore për t’a përmovuar në Nju Jork. CD-ja, e re titulluar “Jehonë nga Iliria”, është frut i bashkëpunimit me bashkëshortin tim Robertin, klarinetistin Maks Vathi dhe muzikanin e talentuar Binak Elezi. Ndërkaq, nuk mund të le pa përmendur edhe të gjithë shqiptarët të cilët me nderojnë me pjesmarrjen e tyre sot, këtu, duke më dhënë më shumë “zemër” dhe më shumë kënaqësi.”
Në fund Parashqevi Simaku tha se :”Këtë album me këngë ja dedikoj mësusit të parë të muzikës, babait tim. Gjithashtu, shqiptarëve kudo në botë – mbasi unë kam një detyrim të madh ndaj shqipërisë dhe të gjith juve që më keni pritur gjithmonë me ngrohtësi dhe duartrokitje të zjarrta që nuk e kam gjetur në asnjë vend të botës…”

Fotografi i famshëm shqiptarë në SHBA –  Fadil Berisha, tha se: “Është një kënaqësi e madhe, për mua të marrë pjesë në këtë eveniment ku përmovohet një artiste e madhe shqiptare. Është kënaqësi për ne si shqiptarë të tregojme përpara amerikanëve vlerat dhe bukurinë e muzikës sonë popullore. Dhe besoj se me këtë përmovim ” ne kemi hapur një derë” në Amerikë me muzikë popullore shqiptare. Është me të vërtet një kënaqësi e veqant, të dëgjosh e shikosh në këtë supermarket të madhe ku janë super yjet e artit e të muzikës amerikane e botërore të shohësh në stendat e saj edhe një CD-i shqip dhe anglisht me titull: “Jehonë nga Iliria”. Kjo na bënë krenar dhe na jep nder që jemi shqiptar”.

Stan Dragoti – “Se kisha menduar kurrë se jemi kaq shumë shqiptarë dhe se kemi kaq shumë adhurues të muzikës e artit shqiptar në Amerikë. Është me të vërtet një kënaqësi e madhe të krijosh një botë shqiptare në mes të Nju Jorkut. Ky është një sukses i cili duhet të mos harrohet por të përcillet edhe në evenimente të tjera”.

Për kampionin botëror të kërcimit, Toni Dovolani  kjo ishte një nga netët më të bukura të jetës së tij, shprehet ai duke thënë se :”Pash ënjë këngëtare shqiptare, që e kisha ëndërruar gjithnjë t’a dëgjoja “live”. Simaku, është një yll i këngës shqiptare në Amerikë.”

Mësohet se këngëtarja shqiptare, Simaku e ka dhuruar albumin e ri “Jehonë nga Iliria”’ falas, për tregun e Shqipërisë, Kosovës, Mal të Zi dhe Maqedonisë.

Parashqevi Simaku dhe bashkeshorti e producenti i saj Robert Nolfe
me CD “Echoes from Illyria”, atë kohë u tha se nënshkroi kontratën në Hollivud mbasi, ajo arriti të sigurojë të drejtat ekskluzive për territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë duke i mbajtur ato jashtë kontratës.

Deklaratë zyrtare nga Parashqevi Simaku për mediat:

“Gjatë kësaj periudhe dëshiroj të deklaroj se i jap të drejtat e prodhimit, shumëfishimit dhe shpërndarjes së albumit tim të fundit ‘Jehonë nga Iliria’ falas për territorin e Shqiperisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Këto këngë popullore i perkasin popullit tim sepse këto janë këngët që më kanë bërë të jem ajo që jam sot. Unë, Parashqevi Simaku, i jap të drejtën të gjitha dyqaneve dhe stacioneve radio-televizive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të shesin, përdorin dhe të shpërndajnë albumit tim ‘Jehonë nga Iliria’. Në Shqipëri unë tashmë kam shpërndarë 250 kopje të masterit të kompakt diskut që është prodhuar nga Sony/MBG në SHBA. Kjo është një dhuratë nga ana ime dhe e bashkëshortit e në të njëjtën kohë producentit tim Robert Nolfe si një kontribut i yni për të ruajtur muzikën Shqiptare.”

Me shumë dashuri dhe respekt… Parashqevi Simaku dhe Robert Nolfe.

Kapaku i CD – Jehone nga Iliria

(Box) ALBUMI

Jehonë nga Iliria (Echoes from Iliria)
Eshtë një album në gjuhën shqipe me këngë origjinale të shkruara aranxhuara nga Robert Nolfe dhe Parashqevi Simaku. Një vend kryesor në këtë album zënë edhe motive të këngëve folklorike popullore dhe poezitë shqiptare nga shkrimtarët e shquar A. Z. Cajupi, Fan S. Noli, Fatos Arapi dhe Lasgush Poradeci.
Marrin pjesë muzikantët:
Parashqevi Simaku – zëri, harmonitë e këngëve
Robert Nolfe – kitarë akustike, elektrike, piano, tastierë, sharki, lodër, kitarë-bas
John Vaughn – piano, kompozitor
Matt Chait – kitarë, programime, tastierë
Steve Snoë – kitarë bas, tastierë, programim ritmi
Binak Elezi – firzamonikë
Maksim Vathi – klarinetë
Ron Thaler – baterist, perkusion
Craig Rosevear – baterist
Herjon Mustafaraj – saze
Vllaznim Mamusha – klarinetë
Producent, incizoi, miksoi – Robert Nolfe dhe Parashqevi Simaku
Mastering e CD – Randy Nicklaus
Kopertina e CD – pikturë origjinale nga Parashqevi Simaku
Fotografi – Angus Murray
Fotografi – Ivo
Dezinjator artistik i CD – Robert Nolfe

By admini