argezon-sulejmani(Me motive nga “Përmbledhja me poezi – Ulqini”, fq. 7)

Me të lexuar vargëzimet që priten në një pikë të kaltërt, e cila bën xheloz det e qiell, ju do të keni marrë mijëra efekte nga shumë sy e mendje, të cilat do të ju ndjellin copëzat tuaja prej Ulqini.
Nuk do të jeni të parët që do të befasoheni nga gjetjet brilante me pjesëzat prej Ulqini, sikurse nuk do të mbeteni të vetëm në dëshminë se, ky vend i lashtë dhe rinor, i harruar e dashuror, mistik e zemërhapur, i shkrinë në një pike të gjitha epitetet, siç dielli shkëlqimin epik të vesës.
Me të lexuar përmbledhjen ju do të keni për të thënë(ndoshta dhe për të shkruar) fjalën tuaj për Ulqinin, të pathënën fjalë, të pagjeturën histori, të fshehurën veçori, të ndërbalturën shpresë.

Përmbledhja me poezi “Ulqini” është një fakt i rradhës që ky emër përbën në jetë e fletë unitet dhe unifikim. Marrur si tablo që kamalecët i zhytë në zallë, kurse gjoksin u’a hapë ngjyrave të secilit dashamirë, Ulqini edhe kësaj here(siç gjithherë) bën tok bashkëkombas nga e mbarë etnogjeografia, mërgimtarë e vendas, rinoshë e maturë; i lidhë në mes të dy kopertinave të kaluarën dhe të ardhmen, legjendën e dëshminë, tendencën e dashurinë, të korbat ditë e pendëlbardhët horizonte.

Nga përmbledhja, Ulqini vie tejet origjinal. Një xhamadan që i bën secilit kraharorë, që nuk i bëhet rëndë asnjë stine, që fsheh me delikatesë përqafjet e para, që çon në “mëkat” sy-më-sytë, që ndërthurë folenë e përmallimit, që i bën prej rërë hapat e brezit të tretë, që me zogjtë e bregdetit përcjellë ngrohtësi tej kufinjve të të gjitha ngjyrave, që nxitë deri në të fiktë penat e mprehura në mbarëbotë.

Veçoj vargun: “Era duket se ka mbetur diku e panisur…”
për të marrë shkas të gjej shteg që do të mund t’i bëhet derë erës që shumëpritet të vij, frymës që do të flluskojë mushkëritë e ndrydhura, dritës që do të qorrojë mendjet e mbyllura.
Kushtrim t’u bëhem penave të vlera, që fjalë e gojëve të liga të mos përbëjë aszë.
Po, ti!? Mos bëj sikur së paku një herë në jetë s’i ke kënduar Ulqinit.

Ulqin, 2015.
Argëzon Sulejmani

By admini