Analisti i mediave dhe gazetari Dragoljub Vukovic kohëve të fundit theksoi se atmosfera në shoqërinë malazeze është e tillë që nuk inkurajon liri mediale dhe se tërë vendi vetëm në sipërfaqe është demokratik. Megjithatë, ai tha se edhe gazetarët që punojnë në një gjendje të vështirë si kjo nuk duhet të harrojnë se për kë punojnë dhe kush u mundëson ta fitojnë bukën e gojës.
“Kemi gazetarë që janë besnik ndaj pronarëve medial në vend se ndaj njerëzve për të cilët shkruajnë”, u shpreh Vukovic.
“Esenca e gazetarisë është të jesh i/e ndershëm/me ndaj lexuesit, jo agjent/e i/e pronarit. Nëse dështon aty, ajo që ti e jep nuk ka të bëjë aspak me gazetari. Mund të ketë formë e titull gazetaresk, por është propagandë, reklamë ose hibdird i dyjave”, shtoi ai.