Shqipëria në grupin A ka mikpritësin e Euro 2016, Francën, pastajë është Rumania dhe Zvicra. Pa dyshim se është një grup i fortë, por Shqipëria ka gjasa shumë të mira që të kalojë grupin, duke pasur parasysh se ka Rumaninë në grup, por një Zvicër shumë të fortë dhe një Francë me futbollistë të dëshmuar.
Edicioni nis me 10 qershor, ndërsa Shqipëria është për herë të parë në ngjarjen më të madhe. Ajo që ndezë pa dyshim është se Shqipëri-Zvicër do të jetë një ballafaqim me ndjenja të përziera dhe ky do të jetë takim që do të rris emocione të pakufishme.
Një grup ”me fat” duhet cilësuar ky i sotmi për kuqezinjtë tanë që marrin pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë prestigjioz.
Me 11 qershor Shqipëria do të takohet me Zvicrën e cila luhet në Lens dhe kjo do të jetë deshëm apo nuk deshëm qershia mbi tortë, sepse do të kemi një përballje interesante e me emocione. Shaqiri me shokë nuk do ta ketë lehtë kundër Shqipërisë, por ky është futbolli dhe profesionalizmi nuk njeh asgjë.
Grupi A
1. Franca
2. Rumania
3. Shqipëria
4. Zvicra
Grupi B
1. Anglia
2. Rusia
3. Uellsi
4. Sllovakia
Grupi C
1. Gjermania
2. Ukraina
3. Irlanda Veriore
4. Polonia
Grupi D
1. Spanja
2. Turqia
3. Çekia
4. Kroacia
Grupi E
1. Belgjika
2. Republika e Irlandës
3. Italia
4. Suedia
Grupi F
1. Portugalia
2. Islanda
3. Austria
4. Hungaria
Kampionati Evropian ‘Francë 2016’ – Grupi A
11 Qershor – SHQIPËRI : Zvicër (Lens, Ora 15:00)
15 Qershor – SHQIPËRI : Francë (Marseille, Ora 21:00)
19 Qershor – SHQIPËRI : Rumani (Lyon, Ora 21:00)