Futbollistët e Otrant Olimpikut nga Ulqini arritën të fitojnë pasdrekën e së dielës në Ulqin kundër Mogrenit nga Budva me rezultatin e thellë 4:0.
Në një ndeshje kun rezultati nuk u diskutua në asnjë moment vlen të theksohet loja rezultative e golëshënuesit të tre golave për ulqinakët Meto Divanoviq. Golin tjetër e shënoi Osman Gurzakoviq.
Otrant Olimipiku në këtë ndeshje aktivizoi këto lojtarë: Arben Meqikukiq, Edmond Kurti, Benjamin Rexha, Arian Senika, Amir Ramoviq,Blerin Gjinoviq, Adnan Alibegu, Agon Kollari, Mili Çaushiq, Meto Divanovic dhe Kristian Shkrela. U aktivizuan edhe Igor Matunoviq, Osman Gurzakoviq dhe Nermin Krumiq.