Uji”Afera e ujit” ka kohë që është temë në mesin e qytetareve të Ulqinit sidomos në lidhje me pastërtinë dhe se a është i pishëm. Nuk dihet nëse e gjitha kjo është edhe një lojë që ka për qëllim marrjen e ujit në masë më të madhe nga Ujësjellësi regjional. Momentalisht Ujësjellësi i Ulqinit merr 15 litra ujë në sekund nga ai regjional.

”Mos helmoni qytetaret” deklarojnë nga Ujësjellësi rajonal apo ”nëse dikush dëshiron të shes ujin atherë të përpiqet që atë edhe ta realizojnë”, përgjgijen nga Ujësjellësi Ulqinit.

Por ajo që tani ka dalur si ”sulm” më i ri ka të bëjë me çmimin e ujit që paguajnë qytetaret e Ulqinit. Për të përditshmen Vijesti, Danijella Kostiq Zhujoviq, punonjëse e Ujësjellësit regjonal, deklaron se çmimi i ujit i Ujësjellësit regjional është disa herë më i vogël nga ai sa ndërmarrja lokale e ujësjellësit iu paguan qytetareve të vet, si personave fizik dhe juridik.

By admini