Ministrja për punë dhe çështje sociale Zorica Kovaçeviq, ka deklaruar se është e qartë se nënat e punësuara me 3 ose më tepër fëmijë të cilat kanë 25 respektivisht 15 vjet stazh pune, prej vitit të ardhshëm do të marrin kompensim të përjetshëm mujor. Me këtë rast Kovaçeviq , siç ka deklaruar për Antena M, prej sot me drejtorët e qendrave për punë sociale do ti precizojë detajet lidhur me këtë ligj. Duke pasur para sysh se nuk e dimë numrin e saktë të nënave të cilat do ta gëzojnë këtë të drejtë, megjithatë kemi përcaktuar një pjesë të mjeteve kështu që nuk do të ketë probleme në realizimin e tyre ka theksuar Kovaçeviq.
Sipas disa projeksioneve të mëparshme për pagesën e kompensimeve nevojitën rreth 12 milion euro në vit .
Kovaçeviq, ka theksuar se Ministria e punëve dhe përkujdesjes sociale nënat e interesuara do ti informojë me kohë se çka nevojitet nda dokumentacioni kur kjo çështje të precizohet me institucionet tjera të sistemit. Ky ligj duhet të hyj në fuqi me një janar të viti që vjen. Ajo ka shtuar po ashtu se ministria e saj është drejtuar edhe Kuvendit me qëllim të sqarimit të disa neneve të ligjit duke pasur para sysh se është i pa qartë kur është fjala për sigurimin ose stazhin e punës dhe së shpejti pritet përgjigja e parlamentit, ka theksuar Kovaçeviq.