Filmi i shkurtër dokumentar “Kriporja e Ulqinit si destinacion ekoturistik” i xhiruar për nevoja të Qendres për mbrojtjen dhe studimin e zogjëve është ndihmuar nga Fondi partner për ekosisteme të rrezikuara dhe e gjitha me qëllim të promovimit sa më të mirë të pasurisë natyrore të kësaj parajse të zogjëve.
Ky dokumentar i autorëve Greg Shubic dhe Kawka Production përmban argumentet më të mira Qendres për mbrojtjen dhe studimin e zogjëve në fushatën për mbrojtjen e kësaj zone, sidomos në marrjen e mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, ambasadave dhe organizatave për mbrojtjen e natyrës. Falë saj, zgjidhja e problemit të Kripores së Ulqinit u bë një kusht i BE-së që të vazhdojë negociatat e mëtejshme me Malin e Zi.
Bukuritë e Kripores së Ulqinit të shfaqura në këtë film u gjenden në rethin e ngushtë të garave në Festivalin e 6-të ndërkombetar të kulturës së gjelbër ”Green Fest” në një konkurence prej 695 filmave prej 89 shtete.
Filmat më të mirë, ne mesin e se cilëve edhe filmi për Kriporen e Ulqinit, do të shfaqen pre 18 deri me 20 nëntor në Shtëpinë e rinisë në Beograd.
Filmin dokumentar mund ta shikoni në linku e mëposhtëm.