Në xhiron e V-të të ligës rajonale të futbollit të Malit të Zi ekipi nga Ulqini, Otrant Olimpik, arriti të fitojë bindshëm ndaj skuadrës Slloga nga Radoviqi me rezultat të thellë 8:0.
Fituesi i takimit u vendos brenda 15 minutave të para të ndeshjes ku skuadra vendëse e pa veten në avantazh të plotë 4 golave.
Edhe në pjesën e dytë ekipi ynë shënoi po aq gola për rezultatin përfundimtar 8:0
Për ekipin Otrant Olimpik golat i shënuan: Divanoviq 4 gola, Kocoviq 2 gola, Çaushi dhe Gurzakoviq nga 1 gol.
Për Ulqinin luajtën këto lojtarë:
Arben Meqikukiq,
Edmond Kurti,
Amir Rama,
Benjamin Rexha,
Arjan Senika,
Blerim Gjinaj,
Fatmir Mollabeqiri,
Mehmet Divanoviq,
Qamil Çaushi,
Kristian Shkrela,
Adnan Alibegu.
U aktivizuan edhe GjovalinKocoviq, AgonKollari dhe Osman Gurzakoviq.
Futboll: Sot pasdreke Otrant Olimpik pret Sllogën nga Radoviqi
Pasditën e së dieles futbollistet e Otrant Olimipikut presin Sllogën e Radoviqit në kuadër të xhiros së V-të të ligës rajonale të futbollit.
Ndeshja do të fillojë në ora 14:30 dhe do të luhet në terenin sportiv të hotelit Belvi.
Duhet potencuar se Ulqini para kësaj xhiro udhëheq kampionatin me 3 fitore dhe një barazim.