Nxënësit shqiptarë në Mal të Zi festuan rezultatin historik të kombetares shqiptare e cila arriti të kualifikohet për në fazën finale që do të mbahet në Francë vitin e ardhshëm. Por duket që më të zëshmit dhe që ranë në sy më shumë kanë qenë nxënësit e shkollës së mesme të Tuzit.
Në lidhje me këtë Ministria e arsimit në Mal të Zi u doklarua se do të dënohen nxënësit e shkollës së mesme në Tuz të cilët festuan dje kualifikimin e Shqipërisë në kampionatin evropian.
„Nga nxënësit pritet që të jenë të përgjegjshëm dhe të sillen në pajtim me të drejtat dhe obligimet e veta kështu që sjelljet e tilla apo të ngjashme në institucion arsimor-edukues nuk do të tolerohet, ndërsa ndaj aktorëve do të merren masa edukuese“, thuhet në reagimin e Ministrisë së arsimit.
Nga ana tjetër, këshilltari i LD në MZ por njëheri dhe profesor në shkollën e mesme të të Tuzit Nikollë Camaj mendon se e gjitha kjo duhet të shikohet në mënyrë pak më të relaksuar dhe se nuk është humbur shumë nga mësimi. Ai poshtu mendon se Ministria e Arsimit ka të drejtë të ndërmarrë iniciativë për përgjegjësinë e drejtorit dhe të punësuarve në Gjimnaz e Tuzit dhe nëse ”ka vend për këtë” të kërkojë përgjegjësi për sjelljet e nxënësve.
Profesori Camaj ka shtuar se atë ditë nuk ndodhi as edhe një incident dhe se me mënyren e sjelljes nxënësit ”u mbajten leksion profesorëve në të gjitha shkollat”.