Seanema_Invitation_ftesaNën organizimin e OJQ-së ”iAct”Ditët në vijim në qytetin e Ulqinit do të mbahet festivali i filmit „Seanema Film Festival“.

“iACT” përdor artin e filmit në mënyrë që të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për të drejtat dhe obligimet themelore qytetare dhe  me shpirtin krijues të forcojë luftën kundër ndërgjegjes korruptuar.

Koordinatorja e ”iAct” Drita Llola thekson se temat e festivalti nuk janë të rastësishme.
‘’Kur një shoqëri  nuk është në gjendje të dallojë korrupsionin por e konsideron atë si një mjet i duhur për të arritur qëllimin, atëherë mund të themi se korrupsioni është rrënjosur në vetëdijen tonë. Ne kemi zgjedhur që nëpërmjet filmit dokumentar dhe një filmit artistik vendor ti paraqesim publikut  histori të vërteta, të cilat në të njëjtën kohë mund të shërbejnë si frymëzim për luftën kundër korrupsionit, siç është rasti me ish-Kryetari i Komunës së Bogotas në filmin “Life is Sacred”, shprehet Llolla.

Festivali do të mbahet nga data 25 deri me 28 shtator në plazhin e hotelit Otrant në Ulqin.

Më poshtë është orari i aktiviteteve.

Seanema_Invitation_ftesa

By admini